Sërish sulme ndaj infrastrukturës së energjisë të Ukrainës

Sërish sulme ndaj infrastrukturës së energjisë të Ukrainës

Infrastruktura kritike në mbarë Ukrainën edhe një herë ka qenë cak i dhjetëra raketave ruse më 22 tetor, tha forca ajrore ukrainase, teksa u tha po ashtu se Kievi ka rrëzuar disa raketa mbi kryeqytetin ukrainas. Teksa sulmet ruse po vazhdojnë, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba, sërish u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të përshpejtojnë dërgimin e sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore.

“Ne kemi rrëzuar disa raketa, disa të tjera kanë goditur caqe. Mbrojtja ajrore shpëton jetë. Në kryeqytetet e Perëndimit nuk duhet të ketë vonesa në vendimet sa i përket sistemeve të mbrojtjes ajrore për Ukrainën”, tha Kuleba.

Zyrtarët lokalë thanë se janë sulmuar stacionet e energjisë në rajonet e Odesës, Kirovhardit dhe Lutskut. Po ashtu, në rajone të tjera janë raportuar probleme me energji elektrike.

“Edhe një sulm me raketa nga terroristët të cilët po luftojnë kundër infrastrukturës civile dhe njerëzve”, shkroi në Telegram, Andriy Yermak, shef i stafit të Presidencës ukrainase.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbrojtja ajrore ka rrëzuar disa raketa që ishin nisur drejt kryeqytetit ukrainas.

Ndërkaq kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, tha gjatë mbledhjes qeveritare se nga 10 tetori deri më 20 tetor, Rusia ka dëmtuar mbi 400 ndërtesa në 16 rajone të Ukrainës, përfshirë edhe dhjetëra ndërtesa të energjisë. Këto njoftime vijnë, teksa forcat ukrainase po vazhdojnë kundërofensivën e tyre në rajonin e Hersonit dhe Harkivit.

Ukraina – e cila është nën pushtimin rus që nga 24 shkurti – ka raportuar se ka çliruar qindra vendbanime në jug dhe verilindje të vendit./REL


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrianë/ 1.5 milionë ukrainas mbesin pa energji elektrike pas sulmeve ruse


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres