Lufta në Ukrianë/ 1.5 milionë ukrainas mbesin pa energji elektrike pas sulmeve ruse

Lufta në Ukrianë/ 1.5 milionë ukrainas mbesin pa energji elektrike pas sulmeve ruse

Foto nga lufta në Ukrainë

Sulmet ajrore kanë goditur infrastrukturën kritike në Ukrainën qendrore dhe perëndimore, ndërsa Rusia vazhdon të synojë rrjetin energjetik të vendit, ndërsa rreth1.5 milionë ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike. Vendet në jug dhe perëndim të Kievit janë goditur dhe janë raportuar ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin.

Presidenti Volodymyr Zelensky dënoi "sulmin masiv", por tha se shumica e raketave ruse ishin rrëzuar. Pothuajse një e treta e termocentraleve të vendit janë shkatërruar në një valë sulmesh ajrore që nga e hëna e javës së kaluar. Ndihmës i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Kyrylo Tymoshenko, tha se rreth një milion e gjysmë familje tani janë pa energji elektrike.

Zonat e shënjestruara nga sulmet e fundit përfshijnë rajonin Cherkasy, në jug-lindje të kryeqytetit Kiev, dhe qytetin e Khmelnytskyi, më në perëndim. Sulme ajrore dhe ndërprerje të energjisë u raportuan gjithashtu nga Odesa në jug deri në Rivne dhe Lutsk në veriperëndim. Operatori kombëtar i energjisë elektrike, Ukrenergo, tha se sulmet mund të kenë shkaktuar më shumë dëme sesa bombardimet intensive në fillim të këtij muaji.

"Armiku nisi një sulm masiv: 36 raketa, shumica e të cilave u rrëzuan. Këto janë sulme të ndyra ndaj objekteve kritike.", u shpreh Zelensky.

Nënkryetari i bashkisë së qytetit perëndimor të Lviv, Serhiy Kiral deklaroi të shtunën për BBC-në se strategjia e Rusisë ishte të dëmtonte infrastrukturën kritike përpara dimrit dhe ta çonte luftën në zona përtej vijës së frontit.

"Sa më shumë suksese të kenë forcat e armatosura ukrainase në front, aq më keq do të jetë për njerëzit në frontin e brendshëm, sepse Rusia do të bëjë gjithçka që mundet për të shënjestruar civilët dhe për të shënjestruar infrastrukturën kritike," tha ai.

Ai tha se nëse do të shkatërrohej hidrocentrali i Kakhovkës, qindra mijëra njerëz do të rrezikoheshin nga përmbytjet. Rusia ka mohuar planifikimin për të hedhur në erë digën dhe tha se Ukraina po qëllonte me raketa në të.

Diga mund t'i sigurojë Rusisë një nga rrugët e pakta të mbetura përtej lumit Dnieper (të quajtur Dnipro nga ukrainasit) në rajonin pjesërisht të pushtuar Kherson.

Mijëra civilë janë larguar nga qyteti i Kherson ditët e fundit, ndërsa forcat ukrainase përparojnë. Dhe të shtunën u lëshua një direktivë e re nga autoritetet pushtuese ruse, duke rinovuar thirrjen e saj për civilët që të largohen "menjëherë". Përtej kufirit, në rajonin Belgorod të Rusisë, guvernatori lokal tha se dy persona ishin vrarë nga bombardimet ukrainase.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:52
Sulmet ruse ndaj infrastrukturës ukrainase, Kuleba: Ky është gjenocidi i Rusisë

“Sulmet e qëllimshme ndaj infrastrukturës civile të rëndësishme të Ukrainës janë pjesë e gjenocidit rus të ukrainasve”, kështu deklaroi ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në Twitter , duke cituar "Konventën për Parandalimin dhe Shtypjen e Krimit të Gjenocidit" dhe artikullin mbi faktin e "nënshtrimit të qëllimshëm të grupit ndaj kushteve të jetesës që synojnë të shkaktojnë shkatërrimin e tij. fizik, total ose i pjesshëm ".

 

Ora 18:47
Sulmet me raketa ruse, Kievi: 1.5 milionë ukrainas janë pa energji elektrike

"Një milionë e gjysmë ukrainas janë pa energji elektrike tani. Errësira dhe i ftohtit i madh po vijnë.”, paralajmëroi deputetja ukrainase Kira Rudiknë Twitter. 

Ishte operatori i rrjetit ukrainas të shpërndarjes së energjisë elektrike, Ukrenergo, i cili paralajmëroi se dëmet në infrastrukturat energjetike janë shumë të rënda pasi forcat ruse kryen një tjetër sulm me raketa në infrastrukturat energjetike në rrjetet kryesore të rajoneve perëndimore të Ukrainës.

Bëhet e ditur se shkalla e dëmit është e krahasueshme ose ndoshta tejkalon pasojat e sulmeve të 10-12 tetorit. Disa burime nga administrata e Ukrainës konfirmuan më vonë se kishte ndërprerje të energjisë në pjesë të ndryshme të vendit. 

Ora 17:24
'Ushtria' e Putin, burra dhe gra të moshës së mesme stërviten në Rusi për të luftuar dhe për të mbrojtur vendin, por janë në siklet kur përdorin armët

 

Janë publikuar disa foto  në të cilat shfaqen civilë rusë të moshës së mesme që mbajnë armë dhe thuhet se po trajnohen për luftën në Ukrainë. Mediat britanike shkruajnë se ata  nuk janë thirrur ende nga Putini që të luftojnë në vijën e parë të frontit në Ukrainë, por po merrnin pjesë në një trajnim për luftim dhe përdorim armësh në rajonin Rostov në  Rusi.

Ky rajon, ndan një kufi prej 250 miljesh me Ukrainën, ndërsa stërvitja po bëhet për t’u siguruar që ata janë të përgatitur për luftë nëse do të lindë nevoja.

Por shumica e tyre shfaqeshin në siklet teksa mësonin sesi të përdornin kallashnikovët apo armë të tjera. Pjesëmarrësit thanë se do të ishin të përgatitur për të mbrojtur vendin e tyre nëse kjo do të ishte e nevojshme dhe një instruktor tha për “Reuters” se shumë thanë se ndiheshin “më të mbrojtur” pas stërvitjes.

Një banore e Rostovit që ndoqi seancën stërvitore, Anna, tha: “Nuk kam burrë. Unë jetoj me mamin dhe djalin, kështu që nëse ndodh diçka, dua të jem gati të mbroj familjen time.” Një tjetër tha: "Nëse ka një mundësi... ju duhet të mësoni për çdo gjë që po vjen, të jeni gati".

Ora 16:54
Sërish sulme ndaj infrastrukturës së energjisë të Ukrainës

Infrastruktura kritike në mbarë Ukrainën edhe një herë ka qenë cak i dhjetëra raketave ruse më 22 tetor, tha forca ajrore ukrainase, teksa u tha po ashtu se Kievi ka rrëzuar disa raketa mbi kryeqytetin ukrainas. Teksa sulmet ruse po vazhdojnë, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba, sërish u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të përshpejtojnë dërgimin e sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore.

“Ne kemi rrëzuar disa raketa, disa të tjera kanë goditur caqe. Mbrojtja ajrore shpëton jetë. Në kryeqytetet e Perëndimit nuk duhet të ketë vonesa në vendimet sa i përket sistemeve të mbrojtjes ajrore për Ukrainën”, tha Kuleba.

Zyrtarët lokalë thanë se janë sulmuar stacionet e energjisë në rajonet e Odesës, Kirovhardit dhe Lutskut. Po ashtu, në rajone të tjera janë raportuar probleme me energji elektrike.

“Edhe një sulm me raketa nga terroristët të cilët po luftojnë kundër infrastrukturës civile dhe njerëzve”, shkroi në Telegram, Andriy Yermak, shef i stafit të Presidencës ukrainase.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbrojtja ajrore ka rrëzuar disa raketa që ishin nisur drejt kryeqytetit ukrainas.

Ndërkaq kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, tha gjatë mbledhjes qeveritare se nga 10 tetori deri më 20 tetor, Rusia ka dëmtuar mbi 400 ndërtesa në 16 rajone të Ukrainës, përfshirë edhe dhjetëra ndërtesa të energjisë. Këto njoftime vijnë, teksa forcat ukrainase po vazhdojnë kundërofensivën e tyre në rajonin e Hersonit dhe Harkivit.

Ukraina – e cila është nën pushtimin rus që nga 24 shkurti – ka raportuar se ka çliruar qindra vendbanime në jug dhe verilindje të vendit./REL

/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K

Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K