LAZARAT - Sërish tension në fshatin e Lazaratit, ku pas të shtënave të raportuara dy ditë më parë, mbrëmjen e djeshme është është shënuar edhe një shpërthim me lëndë eksplozive. Kanë qenë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që kanë raportuar shpërthimin, ku që prej ditës së djeshme kanë zbarkuar në Lazarat.
Sipas policisë, mbrëmë rreth orës 23:14, në Sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës ka ardhur një telefonatë nga grupi i FNSH që kryente shërbim në fshatin Lazarat, se në afërsi të vendit të quajtur “Pulari” është dëgjuar një shpërthim
Menjëherë forcat e policisë dhe FNSH kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet e kryera është konstatuar se në anë të rrugës kryesore të Lazaratit afër "Pularisë", i ishte vendosur një sasi lëndë shpërthyese shtyllës mbajtëse të një shtylle elektriku, ku si pasojë është dëmtuar lehte vetëm shtylla mbajtëse.
Hetimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për rreth 100 gramë lëndë shpërthyese që i ishte vendosur shtyllës elektrike. Për pasojë është dëmtuar lehtë bazamenti i shtylles mbajtëse , por pa krijuar asnjë propblem për shtyllën elektrike.
Nga ana e tyre Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Gjirokastër po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Mbrëmjen e së martës katër persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku postbllokun e policisë në fshatin Lazarat. Duke marrë shkas nga kjo 5 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA të ardhura nga Tirana me në krye Drejtorin e Përgjithshthëm të Policisë Artan kanë zbarkuar në Lazarat

(Shtylla elektrike ku ishte vendosur lënda eksplozive në Lazarat)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO