Administratorit të shoqërisë që po ndërton inceneratorin për djegien e mbetjeve dhe kafshëve në Shijak, Arlind Lala, 33-vjeç, i është vendosur sërish eksploziv.
Lënda shpërthyese është vendosur në derën e një magazine që shfrytëzohej nga Lala.
Nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Magazina ishte marrë me qira nga 33-vjeçari dhe përdorej për depozitimin e mbetjeve spitalore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe identifikimin e personave të përfshirë.
Javën e kaluar shpërthim te klinika dentare
Edhe një javë më parë Arlind Lalës i vendosën tritol te një tjetër biznes i tij, pranë një klinike dentare ku pati vetëm dëme materiale. Ndaj tij është ushtruar edhe dhunë fizike nga persona të paidentifikuar.
Ndërtimi i inceneratorit në Shijak ka shkaktuar edhe reagimin e banorëve të cilët 10 ditë më parë u ngritën edhe në një protestë kundër këtij projekti i cili synon të grumbullojë dhe djegë mbetjet e kafshëve në periferi të Shijakut.
Në bazë të kërkimeve nga Shqiptarja.com rezultoi se sipas ekstratit të regjistrimit në QKR, administrator i grupit "Jamarbër sh.p.k" që po ndërton incerenatorin rezulton Arlind Lala dhe Igli Jakovija.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com