'Serumi s'mungon'/ Vokshi shfryn kundër 'Barnave': Mashtroni, ja emrat e qendrat që s'kanë

'Serumi s'mungon'/ Vokshi shfryn kundër 'Barnave': Mashtroni, ja emrat e qendrat që s'kanë

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi akuzon për mashtrim Operatorin e Kujdesit Shëndetësor dhe Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, që rrëzoi pretendimet e demokrates për mungesë të serumit në disa qendra shëndetësore.

Vokshi shprehet se dë dy agjencive ju deshën më shumë se 24 orë, për një reagim mbushur me mashtrime në lidhje me serumet anti-viper dhe anti-tetanik.

"Bëra një kërkim të shpejtë. Në të dy qendrat shëndetësore për të cilat pyeta, në Luz të Vogël dhe Lekaj të Kavajës, nuk kishte as serum anti-tetanik dhe as anti-viper. Në rrjetin e hapur të farmacive të dy serumet mungojnë!!" shkruan ajo.

Postimi i plotë i Albana Vokshit
- A mbajnë përgjegjësi Operatori i Kujdesit Shëndetësor dhe Agjensia Kombëtare e Barnave, për mashtrimin që i bëjnë publikut???

- Të dy agjensive ju deshën më shumë se 24 orë, për një reagim mbushur me mashtrime në lidhje me serumet anti-viper dhe anti-tetanik.

Një miku im mjek më telefonoi sot pasdite e më njoftoi për një reagim që kishin bërë Operatori i Kujdesit Shëndetësor dhe Agjensia Kombëtare e Barnave në lidhje me një statusin tim në fb për mungesat në rrjetin e hapur të farmacive si dhe në qendra shëndetësore e spitale, të serumeve anti-tetanike dhe anti-viper.

Kërkova reagimin zyrtar në faqen e Ministrisë dhe të Ministres së Shëndetësisë si dhe në fcb përkatëse, por nuk e gjeta. Kërkova më tej në faqen zyrtare të Agjensisë së Barnave, si dhe në fcb të saj. Përvec propagandës rilindase dhe shpërndarjes së çdo aktiviteti të Ministres Manastirlliu, nuk gjeta asgjë për barnat që mungonin.

Më së fundi e gjeta reagimin në pak portale lajmesh online. Në të, të dy agjensite, njoftonin që nuk kishte mungesa të serumit antitetanik dhe anti viper as në rrjetin e hapur farmaceutik as në të gjitha qendrat shëndetësore apo spitalet.

Për të mbuluar skandalin, kanë futur në reagim edhe Agjencinë Kombëtare të Barnave që në fakt duhet të përgjigjet për cilësinë, kontrollin dhe sigurinë e barnave, të cilat NUK PO I KRYEN. Por në rastin konkret, Agjencia nuk është përgjegjëse për furnizimet me barna. Ajo thjesht pajis importuesit me autorizimet e nevojshme. Ndaj, minimalisht, Drejtuesi i Agjensisë, në këtê rast, mund të kishte heshtur e jo të bëhej bashkëfajtor.

Gjithashtu, miq që punojnë në qendra shëndetësore më thanë, që të djelën në orën 10.30 në mëngjes, Operatori i Kujdesit Shëndetësor, kishte dërguar një email, ku i kërkonte drejtorive rajonale shëndetësore të njoftonin me URGJENCË, brenda orës 12.00 (po ditën e djelë), gjendjen e injeksioneve antiviper dhe antitetanik për cdo qendër shëndetësore.

Duke pasur të gjithë dëshirën për të qenë gabim vetë, e për t’i besuar këtij reagimi, (pavarësisht që muajt e fundit në PD kanë ardhur shumë denoncime e ankesa për mungesa në barna), duke mos ju referuar as dëshmive me zë e figurë, bëra një kërkim të shpejtë. Në të dy qendrat shendetësore për të cilat pyeta, në Luz të Vogël dhe Lekaj të Kavajës, nuk kishte as serum anti-tetanik dhe as anti-viper.

Në rrjetin e hapur të farmacive të dy serumet MUNGOJNË!!

Ajo çka e bën edhe më të rëndë situatën është që në farmaci mungojnë edhe shumë barna të tjera jetike, alternativa të para ose të vetme të listës. Për të cilat pacientët detyrohen ti drejtohen kondrabandës ose t’i luten Zotit.

Është i turpshëm shpërdorimi me postin dhe mashtrimi i publikut sidomos për çëshjtje shëndeti dhe jete.

Edi Ramës nuk i interesojnë qytetaret, por oligarkët. Ndaj me Edi Ramën, shëndetësia dhe farmaceutika do vazhdojne të jenë sektorët që lëngojne më shumë për shkak të vjedhjes, abuzimit dhe korrupsionit galopant.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pixg rexhep leka KASAP [ KEPI ]: 15/07/2019 14:54

    O albana grua me fytyr burri të shëmtuar e harove ti veshgjat nard ndokën kur ishte ministër se çfar i bën spitaleve. E tani ti del e na tregon pralla pa fund o grua me fytyr burri të shëmtuar o THITHLOP.

    Përgjigju
  • ERP: 15/07/2019 04:41

    Une s’do e kisha marre mundimin te te pergjigjesha fare ty, fytyre e urryer

    Përgjigju
  • Argjon: 14/07/2019 22:56

    Si nuk keni turp ju të arratisurit nga detyra kushtetuese që vazhdoni të flisni ende dokrra?! Mos na merrni për të marrë? Po pse e harruam se çfarë gjendje ishte shëndetësia kur e drejtonit ju me Nard Ndokën. Ju si parti në shpërbërje, nuk ia keni idenë se çfarë politikash shëndetësore duhen bërë në Shqipëri. Jeni për tregun e lirë në shëndetësi, sepse dikush ka një spital privat dhe miqtë tuaj kanë ndonjë kioskë shëndetësore. "Tregu i lirë në shëndetësi", togfjalësh qesharak ashtu si ata që e përmendin dhe harrojnë dështimin e tregut të lirë në shëndetësi! https://www.forbes.com/sites/chrisladd/2017/03/07/there-is-never-a-free-market-in-health-care/ Na keni lodhur me dokrrat që thoni, keni prova, kallëzoni në prokurori apo gjykatë administrative. Jo më tha, jo i thashë, një miku im, një komshi etj. Sa për kureshtje, kundërhelmi për nepërkat në Itali është barn SPITALOR nga 2003-shi dhe mund të jepet vetëm në spital. Kjo bëhet, sepse barni ka pasoja anësore të rënda dhe duhet të jepet i mbikëqyrur në vazhdimësi nga mjekët. Kështu që, nëse spitalet e kanë, çdo gjë është në vendin e duhur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur