Serveri i tatimeve, Klosi: Nuk është
fshirë asgjë, hetojmë kohën e PD

Serveri i tatimeve, Klosi: Nuk është<br />fshirë asgjë, hetojmë kohën e PD
Në serverin e tatimeve nuk ka asgjë të dyshimtë që nga koha kur socialistët kanë ardhur në pushtet. Kështu deklaroi deputeti socialist Blendi Klosi i ftuar në studio në A1 Report. Sipas tij komisioni për serverin e tatimeve ka nisur nga puna dhe në ditët në vazhdim do të mësohet se çfarë ka ndodhur vërtet. Sipas tij ka pasur parregulësi në kohën kur PD ka qënë në qeverisje.  
 
“Dje ishte vetëm mbledhja konstituive e këtij komisioni që u ngrit pas një kërkese të PD. Duam të sqarojmë që kjo çështje është e ndjekur dhe nga drejtësia dhe deri tani nuk ka asgjë të re,  është një kërkesë paksa e çuditshme. Në do të jemim aty për të hetuar në gjithë procesin, para kohës se ne të vinim në pushtet. Nuk ka asnjë moment, aty që të ketë ndodhur fshirja e materialeve që thotë PD, kjo nuk është e vërtetë. Ka parregullsi se si ka qënë sistemi më përpara.  Ditët në vazhdim do shofim se çfarë do të nxjerrim”, deklaroi Klosi.  

blendi klosi


Zgjedhjet lokale, Klosi: Gara jonë për reformat që kemi bërë këto 2 vite
Sa i përket zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, Klosi tha se PS ka filluar me përgatitjet dhe po punohet me hartën e re territoriale. Sipas tij me këtë hartë tani gara është më shumë politike dhe në krye të çdo njësie duhet të jetë një njeri politik. Deputeti Klosi tha se PS në këto zgjedhje betejën e ka me këto reforma që janë bërë këto 2 vite në qeverisje.
 
“Fushata lokale bëhet sipas njësive, kemi kohë që kemi filluar strukturën dhe me ndarjen e re territoriale, do bëjmë dhe një reformë brenda partisë për ta përshtatur me këtë hartë. Nuk mund të vazhdojmë me skemën e vjetër, por pa marrë një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese ne nuk mund të marrim një vendim përfundimtar. Tani do ndryshojë dhe mënyra se si do bëhet gara, tani është gara politike. Duhet të jetë një përfaqësues politik, pasi kemi një njësi shumë të madhe. Gara është shumë më tepër politike. Në garën e 21 qershorit, PS ka një betejë të re, ne nuk luftojmë Sali Berishën, por gara jonë është se çfarë kemi bërë në këto 2 vjet. Këtu do të shofim që njerëzit do të përkrahin reformat e ndërmarra”, tha Klosi.  

E sa i përket emrave, deputeti socialist tha se nuk përjashtohen as emrat e ministrave të suksesshëm e as i ndonjë kryetari bashkie. Ai thotë se emrat do të dalin pas diskutimeve brenda koalicionit.  “Nuk ka formula përjashtuese, në terrene të caktuara personazhe të caktuara kanë kohezione të caktuara. Nuk mund të them dhe për ministrat, mund të jetë në zona të caktuar si pozicionim i emërave të fortë për një garë të fortë. Gara është në bazë të koalicionit, do të jetë një përfaqësues i koalicionit”, deklaroi Klosi.  

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë