TIRANE- Ministria e Financave ka paraqitur në prokurorinë e Tiranës një raport vlerësimi, lidhur me gjëndjen e zyrës dhe serverit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, që prej disa kohësh është bërë objekt hetimi nga prokuroria.

Raporti përmban 12 pika dhe tregon se si ruhet serveri, detyrat që ka punonjësi i IT dhe disa rregulla të tjerë.

Ky raport është kërkuar me kërkesë të njësisë hetimore Task-Forcë, që tashmë është administruar në dosjen hetimore të Renald Riskës.
 
(i.ç/Shqiptarja.com)