Serveri i tatimeve, opozita: Cani të 
dëshmojë në Komisionin Hetimo

Serveri i tatimeve, opozita: Cani të <br />dëshmojë në Komisionin Hetimo
Partia Demokratike ka kërkuar sot dhënjen e dëshmisë së ish Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani në Komisionin Hetimor i cili po punon për zbardhjen e ndërhyrjeve në serverin e tatimeve.

Në një deklaratë të dhënë për mediet, pas mbledhjes së sotme të këtij Komisioni hetimor, deputeti Arben Ristani ka thënë se, gjithçka ka nisur me urdhër të Canit ndaj dhe ai duhet të jetë pjesë e njerëzve që duhet të dëshmojnë për atë çfarë ka ndodhur.

E gjitha ka nisur me urdhër të Canit se me këtë urdhër u ngrit grupi auditues, që nisi procedura për të vajtur më tutje te ajo që ndodhi, dhe ish-ministri është pjesë e njerëzve që duhet të dëshmojnë për atë që ka ndodhur” ka thënë  Arben Ristani.

Lidhur me këtë kërkesë të bërë nga ana e opozitës, përfaqësuesja e socialistëve në Komisionin Hetimor, Vasilika Hysi ka thënë se, maxhoranca nuk e ndalon dot Shkëlqim Canin të dëshmojë.

Sipas njoftimit të kryetarit të Komisionit, rendi është vetëm rikonstituimi i Komisionit, në axhendë nuk ka asnjë gjë tjetër. Ristani kërkoi që të quhet e miratuar rregullorja e mëparshme dhe të vazhdojë puna aty ku është lënë nga komisioni i dytë hetimor, por ne duam që të miratohet plani i hetimit. Kolegët e opozitës tremben nga lista e personave që janë për tu thërritur në komision. Ne duam të miratojmë listën njëherë” u shpreh Hysi.
 
Skandali me Serverin e Tatimeve po hetohet nga një Komision Hetimor Parlamentar, puna e të cilit zvarritet prej disa muajsh dhe kërkesa e Partisë Demokratike për marrjen e dëshmisë së Canit vjen në një kohë kur ai është shkarkuar nga detyra si Ministër i Financave, por ende nuk ëhstë zëvëndësuar me ish kolegun e tij, Arben Ahmetaj, pasi Presidenti i Republikës ende nuk ka nxjerrë dekretin për emërimin e tij në krye të Financave.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE