Serveri i Tatimeve, PD e PS dakord
"Raport nga Prokuroria për hetimet"

Serveri i Tatimeve, PD e PS dakord<br />"Raport nga Prokuroria për hetimet"
TIRANE - Në mbledhjen e sotmë të Komisionit Hetimor për Serverin e Tatimeve, mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që të kërkojnë një raport nga Prokuroria se në çfarë faze janë hetimet lidhur me këtë rast.
 
Në fjalën e saj deputetja e mazhirancës, Vasilika Hysi, duke folur në lidhje me planin paraprak të hetimeve, u shpreh se qëllimi i tyre është objekti dhe marrëdhëniet me programin e Prokurorisë.
 
Në këtë konkteskt, Hysi propozoi që të pyetet organi i akuzës në lidhje me fazën në të cilën janë hetimet, duke kërkuar kështu në emër të Kuvendit një raport në lidhje me gjendjen e hetimeve të Prokurorisë.
 
I të njëjtit mendim ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike njëherësh kreu i këtij Komisioni Hetimor Arben Ristani i cili shprehu nevojën e një raporti të tillë nga Akuza. Nga ana e tij, deputeti i Partisë Socialiste Blendi Klosi tha se në bazë të këtij raporti do të mund të nxirren konkluzionet në fund, pa komente politike.
 
Kjo ishte mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për Serverin e Tatimeve, pas asaj të konstituimit të këtij komisioni.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë