Kujton që për herë të parë ka debutuar me kombëtaren U-17 dhe fanellën Kuq e ZI, duke luajtur një ndeshje me emocione të forta kundër përfaqësues së Kosovës dhe për futbolli është një lojë që s’mund t’i përcaktohen kufij! Serxho Mukja, aktualisht është pjesë e ekipit kombëtar U-17, ndërsa fillimet e tij me lojën e futbollit kanë nisur duke luajtur në lagje si çdo i ri e më pas do të regjistrohej në ekipin zinxhir të moshave pranë klubit të Elbasanit.

Si e keni filluar karrierën tuaj sportive?
Si çdo fëmijë dhe për mua, topi ishte lija e preferuar. Fillesat e mija të para kanë qenë ndeshjet që realizonim me shokët e lagjes, e ndërsa në moshën 10 vjeçare i kërkova prindërve të më regjistrojnë në një ekip zinxhir. U regjistrova në grupmoshat e ekipit të Elbasanit, ku ende aktualisht jam pjesë e këtij ekipi në kategorinë U-17.

Cili ka qenë trajneri juaj i parë dhe cili është aktualisht?

Buzëqesh, në fakt dua të shpreh mirënjohjen time shprehet Serxho duke shtuar se trajneri i tij i parë ka qenë profesor Agim Tarba. I ruaj si momente të rëndësishme këshillat e profesor Tarbjas, ndërsa aktualisht në ekipin e Elbasanit trajneri im është profesor Sabri Dalipi. Duke qenë se unë jam pjesë e ekipit Kombëtar U-17, stërvitem dhe në drejtimin e trajnerit Xhemal Mustedanagi.

Aktualisht ju jeni pjesë e Kombëtares Shqiptare U-17 , si keni arritur deri këtu?

Po jam pjesë e ekipit kombëtarë U-17, prej muajit Maj të 2011-s. Pra një viti është bërë një performancë e futbollistëve të rinj në mënyrë të organizuar. Futbollistët e përzgjedhur ishin nga të gjitha klubet shqiptare, dhe në këtë performancë qe në bëmë duke u vëzhguar nga drejtues të kombëtares, unë u përzgjodha për të qenë pjesë e këtij ekipi. Kisha shumë emocione atë ditë, ndërsa sot e kujtoj si një moment të veçantë i cili më bëri të ndiej peshën e ngjyrave Kuq e Zi! Atë ditë unë kam realizuar një ndeshje shumë të mirë, ku kam luajtur kundër një ekipi si Tirana, fanella e së cilës ka plot histori dhe vlera për futbollin tonë.

Kujtoni një moment të vështirë në fushën e blertë, apo gjatë lojës me to?

E në fakt momente të vështira ka plot, por e ndërthurur me emocione bëhet ende i paharrueshëm. Kujtoj si momentin tim më të vështirë atë kur jam gjunjëzuar nga emocionet, dhe pse ishin emocione pozitive, për mua ishin emocione tepër të forta. Ka qenë ndeshja ime debutuese me U-17 dhe fanellën Kuq e Zi, ku kam luajtur kundër ekipit të kombëtares U-17 të Kosovës.

Sa kohë i përkushton stërvitjes?
Për mua stërvitja është një proces që ka vëmendjen dhe kohën maksimale, në fakt mund të llogaris vetëm sa kohë e lirë më mbetet ku shumicën e kohës ma zë stërvitja dhe shkolla. Unë stërvitem me ekipin zinxhir të Elbasanit, stërvitem gjatë grumbullimeve me ekipin e kombëtares, si dhe pa u shkëputur në asnjë çast nga vrapimi dhe palestra. Pra, mund të them se gjysma e ditës i takon stërvitjes.

Çfarë është për ty futbolli dhe bluza e kombëtares?
Futbolli për mua është një sport me të cilin, dashurohesh-përjeton emocione-ndjen që kjo lojë është pjesë e jotja, por asnjëherë s’mund t’i përcaktosh kufij! Është një marrëdhënie që nëse nuk i përkushtohesh dhe eksploron në çdo moment, mund të të lërë pas dhe të mbetet veç një ëndërr.
Përsa i përket bluzës së kombëtares do thoja se për këdo mund të jetë dhe një uniformë e lojës, ndërsa veçantia që ndjej unë sa herë e vesh këtë fanellë është lidhja që më krijon kjo bluzë me miliona shqiptarë brenda atdheut apo dhe në diasporë!

Si e shihni performancën aktuale të kombëtares sonë?
Aktualisht ne jemi një grup lojtarësh që e duam futbollin, kemi pasion dhe mundohemi të krijojmë një lojë me rezultate. Stafi drejtues dhe Xhemal Mustedanagic, sëbashku me ne besoj dhe shpresoj do jenë baza e Kombëtares e cila në këto 100 vite dhe vitet që do vinë, ka shumë punë për të bërë por do japë dhe rezultatet e shumëpritura!

Në fakt ju na folët për rezultatet e shumpritura, por si e shihni ju veten në të ardhmen keni një futbollist nga i cili frymëzoheni?

Futbolli është një sport me të cilin të lidh loja e bukur, rezultati apo dhe protagonistët. Unë s’mund të bëja përjashtim, por duke qenë se aktualisht unë kam fatin të luaj në fushën e blertë dhe privilegjin të përfaqësoj fanellën Kuq e Zi më frymëzon loja dhe përkushtimi i kapitenit tonë Lorik Laca, si dhe pëlqej lojën taktike të mesfushorit të Liverpool Steven Gerrard.

(Gre.M/Shqiptarja.com)