Eros Grezda ishte largimi i parë zyrtar i Partizanit pas vetëm pesë muajve në ekip. Tanimë të kuqtë duket se po "pastrojnë" ekipin nga lojtarët që nuk kanë marrë shumë minuta dhe nuk janë përshtatur me Superligën.
I tillë është edhe Sabit Bilali, mesfushori që u bashkua me Partizanin në janarin e këtij viti dhe shihej si zëvendësi i Esat Malës. 26-vjeçari i lindur në Kroaci dhe me një përvojë të gjatë në Maqedoninë e Veriut duket se do jetë largimi i radhës nga të kuqtë.
Vetëm 267 minuta për të këtë sezon janë pak, me ekipin që paçka problemeve nga dëmtimet nuk ka besuar te aftësitë e tij. I dalë nga moshat e Dinamos së Zagrebit, Bilali ka luajtur me Shkëndijën, Gostivarin dhe Shkupin, teksa ka kontratë me "Demat" deri në verën e 2024, me opsion rinovimi edhe për një sezon.
Sabit Bilali