Ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri Najeeb Al-Bader, gjatë një takimi sot me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i dorëzoi një letër nga Kryeministri në detyrë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Khalid Al-Sabah, për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 42-të të Këshillit Ministror të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) që do të mbahet në Kuvajt gjatë periudhës 27-28 Maj 2015.
Ministri Bushati e priti ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit Abdulrahman Al-Bader në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë. Gjatë takimit Al-Bader njoftoi se i dha dorazi ministrit Bushati letrën e dërguar posaçërisht për të nga Kryeministri në detyrë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kuvajtit.
Al-Bader shtoi se ky takim ministror i organizatës vjen si rrjedhojë e disa situatave kritike rajonale dhe ndërkombëtare dhe do të mbajë sloganin "një vizion i përbashkët për promovimin e tolerancës dhe luftës kundër terrorizmit". Ambasadori Al-Bader theksoi mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë seancë për të dhënë kontributet e saj dhe për të promovuar punën e përbashkët të organizatës.
Gjatë takimit, Al-Bader u shpreh se të dy palët biseduan rreth disa çështjeve me interes të përbashkët në kuadër të marrëdhënieve të shquara dypalëshe midis Kuvajtit dhe Shqipërisë./atsh/
/Shqiptarja.com