Sesioni i ri- Meta fton aktorët politikë për më shumë përgjegjshmëri
- Gjatë mbedhjes së grupit të LSI-së - TIRANË, 1 Shtator/ATSH-Anila Struga/.- Grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) u mblodh pasditen e sotme, para fillimit të seancës hapëse të sesionit të ri parlamentar. Kryetari i Kuvendit, njëkohësisht kryetar i LSI, Ilir Meta, ftoi të gjithë aktorët politikë që sesioni i ri të nisë […]
- Gjatë mbedhjes së grupit të LSI-së -
TIRANË, 1 Shtator/ATSH-Anila Struga/.- Grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) u mblodh pasditen e sotme, para fillimit të seancës hapëse të sesionit të ri parlamentar.
Kryetari i Kuvendit, njëkohësisht kryetar i LSI, Ilir Meta, ftoi të gjithë aktorët politikë që sesioni i ri të nisë me energji të re dhe përgjegjshmëri më të lartë. Kryeparlamentari gjithashtu kërkoi që mungesa e bashkëpunimit me opozitën, në fund të sesionit të kaluar, të zëvendësohet me klimën e mirëkuptimit.
"Shpresojmë dhe dëshirojmë që mungesa e bashkëpunimit dhe e dialogut me opozitën, që ishte evidente në fund të sesonit të kaluar, të zëvendësohet nga një klimë më mirëkuptuese dhe bashkëpunuese, duke filluar që nga fryma në sallën e parlamentit dhe në komisione. Për këtë qëllim do të falenderoja prezencën e
OSBE-së për punën e bërë për Kodin e Etikës", u shpreh kryetari i Kuvendit para grupit të deputetëve të LSI-së.
Meta vlerësoi angazhimin e grupit parlamentar gjatë sesionit të kaluar dhe rolin e tij konstruktiv për të çuar përpara reformat në interes të qytetarëve.
Po ashtu, ai veçoi ligjet e miratuara së fundi, si ajo për reformën administrative, ligjet në fushën e drejtësisë, si dhe të gjitha ligjet që lidhen me prioritetet kyçe të dialogut Shqipëri-BE.
"Këto dëshmojnë qartë orientimin mjaft pozitiv dhe strategjik të LSI-së, por dhe të mazhorancës në tërësi", tha Meta. Në këtë kuadër, ai vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të LSI-së për evidentimin e sipërmarrjes fason, si dhe miratimin e një pakete të posaçme, që synon nxitjen e saj. /a.ke/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.4%
-
Jo
52.6%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 1613
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56