E paprecedentë/ Rithemelimi pengon fjalimin e Begajt! Sesionin e ri e nisin me zakonin e vjetër! PS voton ministrat e rinj! Ambasadorët vëzhgojnë

Tiranë - Parlamenti u mblodh pasditen e sotme (15 janar 2024) për të nisur sesionin e ri parlamentar për vitin 2024, por deputetët e Bardhit dhe të Berishës nuk e kishin harruar zakonin e vjetër. 

Vijuan skenarin e kaosit. Këtë herë, - nga frika e rregullores së re e cila parashikon përjashtimin me dy muaj të deputetëve që hedhin flakadanë - tymueset e sesionit të kaluar i zëvendësuan sot me zhurmues e me pankarta në duar. Bllokuan foltoren jo vetëm në sy të socialistëve por dhe të ambasadorit gjerman dhe atij anglez, të cilët ulur në lozhet e kuvendit ndiqnin çfarë ndodhte në sallë. Ndërsa më herët, përmes rrjeteve sociale, kërkuan që parlamenti të jetë forumi ku diskutohen ide politike në mënyrë konstruktive dhe respektuese.

Si asnjëherë më parë një President nuk mundi të mbajë fjalimin e rastit në Kuvend, i planifikuar për çeljen e sesionit të ri paramentar. Zoti Bajram Begaj shkoi në parlament për të përcjellë mesazhin e dialogut, por prania e tij nuk e bindi Rithemelimin t’i jepte fund zhurmuesve.  

As thirrjet e herëpashershme të kryetares së kuvendit, Lindita Nikolla, që mbështetësit e Bardhit e Berishës të uleshin në vendet e tyre, gjetën përgjigje negative. Prandaj  Begaj u largua për ta përcjellë mesazhin e përgatitur nga presidenca, ndërsa deputetët e Berishës dhe të Bardhit e akuzuan  si 'shërbëtor të Edi Ramës'

Zhurmuesit nuk penguan mazhorancën socialiste të votonte dekretet e presidentit për ndryshimet në qeveri:Shkarkimin e ministres së Kulturës, Elva Margariti, emërimin e Blendi Gonxhes, si Ministër i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, dhe emërimin e Ervin Metes vetëm si ministër i Financave.

Në seancën që zgjati 13 minuta grupimi i Bashës u shfaq indiferent, ndërsa vetë kreu i PD-së u shfaq indiferent duke folur në telefon në mes të zhurmës.

Zhurma e deputetëve të Berishës e Bardhit nuk ndali as Plarent Ndrecën të bënte betimin me marrjen e mandatit të djegur nga ish/ zv kryeministri Arben Ahmetaj.

Pas seancës, kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi shpjegoi se pse kreu i shtetit nuk u la të fliste.

"Nëse presidenti dëshiron të dalë hapur si vartës i Ramës, për opozitën do trajtohet si vartës i Ramës" tha Bardhi.

Kritik ndaj presidentit ishte edhe kryetari demokrat Basha, i cili u detyrua të mbante fjalën mes zhurmës shkaktuar nga deputetët e Rithemelimit jashtë parlamentit kundër tij. 

'Sot kam një thirrje për presidentin: Të kthejë mbrapsht ndryshimet e njëanshme të ligjit për komisionet hetimore, të zhbëhen ndryshimet e rregullores"  tha Basha.

E gjithë seanca parlamentare zgjati 13 minuta, ndërsa nga presidenca kreu i shtetit bëri thirrje dialog.

“Koha nuk pret! Qytetarë presin një parlament funksional dhe jo përplasje fizike. Presin që ligjvënësit e tyre të bëjnë qytetarët që të kenë një jetë më të mirë. Reformë zgjedhore dhe votë të diasporës"  tha Begaj

Një thirrje e pati edhe prezenca e OSBE në Shqipëri.

“Presim me padurim ta shohim parlamentin, si platformën për debat politik, plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve. Koha deri në zgjedhjet e 2025-s është e shkurtër dhe mbetet shumë për të bërë”, sjellë në vëmendje OSBE, duke ofruar ndihmën e saj në këtë drejtim.

Shenim: Ndiqni lajmet ne zhvillim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:10
PS voton me 73 vota dy ministrat e rinj! Blendi Goxhe dhe Adea Pirdeni miratohen mes zhurmës së Rithemelimit

 

Maxhoranca miratoi gjatë seancës së sotme dekretimin e dy ministrave të rinj, Blendi Goxhes dhe Adea Pirdenit.

Me 73 vota pro dhe opozitën që bllokoi punimet normale të Kuvendit, socialistët votuan emërimin e Blendi Gonxhes ne Ministrinë për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin.

Po me 73 vota u miratua dhe Adea Pideni si ministre e Shtetit për Administratën dhe Anti-Korrupsionin.

Elva Margariti u shkarkua me 72 vota pro nga posti i ministers së Kulturës.

Po 72 vota mori dhe shkarkimi i Ervin Metes nga Ministria e Ekonomisë.

73 vota mori emërimi i tij si ministër i Financave.

Ora 18:02
VIDEO/ Deputetët e Rithemelimit nuk 'kursejnë' as Bashën, ndezin zhurmuesin teksa kreu i PD flet para mediave

 

Deputetët e Rithemelimit e kanë zhvendosur kaosin jashtë parlamentit. Teksa kreu i PD Lulzim Basha është afruar të mbajë fjalën e tij para mediave ata kanë ndezur zhurmuesin që përdorën për të krijuar kaos në seancë plenare.

Ora 17:53
As prania e ambasadorëve nuk i ndali për të vijuar kaosin, Bardhi: I përshëndes! S'kemi kryer akte dhune për t'u përjashtuar nga Kuvendi

 

Rithemelimin nuk e ndali as prania e ambasadorëve të huaj për të vijuar me skenarin e kaosit në sesionin e ri parlamentar. Gazment Bardhi tha se e përshëndet praninë e ambasadorëve në sallën e parlamentit por theksoi se nuk ishin njoftuar që presidenti Bajram Begaj do të mbante fjalë në seancë. I pyetur nëse i tremben përjashtimit nga Kuvendi pas kaosit që krijuan në këtë seancë, Bardhi tha se nuk kanë kryer asnjë akt dhune.

Si e komentoni praninë e ambasadorëve në Kuvend, a keni pasur kontakte me to?

Bardhi: E përshëndes prezencën e secilit prej ambasadorëve. Secili prej tyre ndryshe nga presidenti ka nxitur palët për dialog politik, i njihni deklaratat e tyre qoftë të ambasadorit Britani dhe qoftë të atij gjerman. Unë nuk takoj asnjë përfaqësues të vendeve mike as për ti dhënë këshilla e as për të marrë. S’kam marrë asnjë këshillë. Ata janë të shqetësuar që Shqipëria do të duhet të ketë një parlament funksional. Që parlamenti të bëhet funksional duhet të shkojmë te shkaku. Mos lejimi i kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit dhe zgjedhjet e lira.

Si mendoni se bëhet zgjidhja e konfliktit në parlament mes opozitës dhe mazhorancës?

Bardhi: Unë nuk sulmova presidentin. Sot presidenti u soll si i verbër sikur nuk e di se në Kuvend ka një konflikt mes mazhorancës dhe opozitës.

A i trembeni përjashtimit?

Bardhi: E drejta e protestës është e drejtë e garantuar nga kushtetuta e republikës së Shqipërisë. Fjala e presidentit nuk ishte në rend dite. Ne nuk dinim gjë që presidenti do mbante fjalë. PS e dinte kurse grupi i PD dhe të opozitës në Kuvend nuk kanë pasur dijeni për fjalën e presidentit. Nuk ka kryer asnjë akt dhune në seanca dhe asnjë veprim që disiplinohet si shkelje nga rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë.

Ora 17:46
Bardhi sulmon presidentin Begaj: Tentoi të mbante fjalën në Kuvend për të na provokuar! Do ta trajtojmë si vartës të Ramës nëse sillet kështu

 

Deputeti Gazment Bardhi ka akuzuar presidentin e Republikës Bajram Begajn për provokim. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Bardhi tha se Begaj nuk mbajtur fjalën e tij në herët e tjera ku hapej sesioni parlamentar por këtë herë kishte zgjedhur ta bënte edhe pse e dinte situatën në Kuvend.

“Presidenti është njoftuar zyrtarisht se Kuvendi i Shqipërisë prej më shumë se 3 muaj është në një mos-funksionim normal të tij.  Presidenti nuk ka ardhur në sesionet e tjera për t’ju drejtuar ligjvënësve dhe qytetarëve në seancën hapëse.  Ky akt ishte një provokim i ulët i presidentit të republikës,. I bëj thirrje të heqë palë nga sjellja e tij si palë, si vartës i mazhorancës dhe të respektojë kolltukun ku është ulur. Nëse presidenti dëshiron të dalë hapur si vartës i Edi Ramës, atëherë do trajtohet si i tillë”-Bardhi.

Ora 17:46
Kaosi i Rithemelimit dhe ‘grupit të Bardhit në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar, Basha: Qeveria nuk ka interes normalitetin politik

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbajti fjalën e tij para mediave pas mbylljes së seancës së parë plenare që shënoi nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Në fjalën e tij, Basha tha se qeveria nuk ka interes për normalitet politik dhe llogaridhënie. Ndërsa përsëriti thirrjen ndaj presidentit Bajram Begaj për të kthyer mbrapsht ndryshimet për ngritjen e komisioneve hetimore duke i cilësuar si të njëanshme.

“Interesat e qeverisë nuk janë normaliteti politik, llogaridhënia dhe mbajtja e përgjegjësisë por vazhdimi i teatrit me skenarë dhe regji të Edi Ramës që pamundëson zërin e opozitës. Sot kam një thirrje për presidentin e Republikës, të kthejë mbrapsht ndryshimet e njëanshme të ligjit për komisionet hetimroe si dhe të zhbëhen ndryshimet e njëanshme të rregullores”- u shpreh Basha.

Ora 17:30
Zëvendëson Ahmetajn, Plarent Ndreca betohet si deputet i Kuvendit mes kaosit

 

Plarent Ndreca është betuar si deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë mes kaosit të krijuar nga Rithemelimi. Ai mori mandatin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj.

Ora 17:25
‘Grupi’ i Bardhit dhe Rithemelimi bllokoi foltoren, presidenti Begaj nuk mban fjalën para ligjvënësve

 

Është anuluar fjalimi i presidentit Bajram Begaj para ligjvënësve të Kuvendit. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se si pasojë e kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës, është e pamundur që Begaj të mbajë fjalën e tij në Kuvend.

“I kërkojmë ndjesë presidentit të Republikës, për shkak të situatës së krijuar nga deputetët e opozitës pamundësohet që qytetarët të ndjekin fjalën e tij nga Kuvendi. Vijojmë me çështjet sipas rendit të ditës”- u shpreh Nikolla.

Në pamundësi për të drejtuar mesazhin e tij në nisjen e sesionit të ri parlamentar nga Sall e Kuvendit, presidenti Bajram Begaj do të japë mesazhin për shqiptarët nga selia e Presidencës në orën 18:00.

Ora 17:24
VIDEOLAJM/ Ambasadorët vëzhgojnë nga lozha e Kuvendit ‘zhurmuesit’ e Rithemelimit

 

Ambasadorët e huaj në Shqipëri i janë bashkuar sot seancës së parë plenare për 2024. Nga lozha e Kuvendit kanë përpara syve grupin e Rithemelimit që është rreshtuar para foltores së Kuvendit duke dhënë një shfaqje të turpshme me kaosin e krijuar.

Ora 17:21
Nis me himnin kombëtar sesioni i ri parlamentar në Kuvend, deputetët e Rithemelimit vijojnë skenarin e vjetër, bllokojnë foltoren

 

Kjo e hënë çel zyrtarisht sesionin e ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca plenare ka nisur me himnin kombëtar. Deputetët e Rithemelimit vijojnë me skenarin e kaosit duke bllokuar foltoren dhe duke u rënë bilbilave.

Ora 17:18
Në sy të ambasadorëve, ‘grupi’ i Bardhit dhe Rithemelimi nisin kaosin në Kuvend! U bien bilbilëve dhe bllokojnë foltoren para fjalës së Begajt

 

Gazment Bardhi dhe deputetët e Rithemelimit, duket se nuk kanë hequr dorë as ditën e sotme nga kaosi në Kuvend. Në prani të ambasadorëve të pranishëm në sallë, para nisjes së fjalës së Begajt, deputetët e Rithemelimit dhe ‘grupi’ i Bardhit kanë bllokuar foltoren me pankarta dhe duke u rënë bilbilëve kanë kërkuar që punonjësit e Gardës të nxirren jashtë.

“Çfarë janë këta, për çfarë i ke sjellë këtu? Nxirri jashtë këta, nxirrni jashtë gardën”- u shpreh Bardhi mes të tjerash.

Ora 16:55
Sesioni i ri parlamentar, Basha mbërrin në Kuvend në krah të Alibeajt

 

Kryetari i PD Lulzim Basha ka mbarritur në Kuvend për të marrë pjesë në seancën e parë plenare që zhvillohet për vitin e ri. Ai është shfaqur në krah të Enkelejd Alibeajt, ndërsa pas tij janë edhe deputetët e grupit parlamentar të PD.

Ora 16:45
Ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë mbërrijnë në Kuvend pak minuta para nisjes së seancës

 

Ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë kanë mbërritur në Kuvend pak minuta para nisjes së seancës plenare që çel sesionin e ri parlamentar në orën 17:00.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, ambasadori britanik Alastair King-Smith dhe ai gjerman Karl Bergner kanë mbërritur në Kuvend.

Gjithashtu edhe ambasadorë të vendeve të tjera do të jenë të pranishëm në seancën që pritet të nisë me fjalën e presidentit, Bajram Begaj.

Ora 15:44
Sesioni i ri parlamentar, ambasadori i BE në Tiranë apel partive politike: Punoni bashkë për axhendën e integrimit të Shqipërisë

1705330106_640065686f6dc66c5.jpg

Ambasadori i BE-së i BE në Tiranë Silvio Gonzato ka bërë një apel për bashkëpunim mes forcave politike ndërsa pritet që të nisë sesioni i ri parlamentar. Në një postim në platformën X, Gonzato shprehet se zbatimi i reformave të nevojshme për anëtarësimin kërkojnë një parlament funksional dhe bashkëpunim mes partive.

"Falë procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit, Shqipëria ka tani një pasqyrë të qartë të reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Ashtu si i thashë ministres Elisa Spiropali gjatë takimit tonë të parë [të premten], zbatimi i këtyre reformave do të kërkojë funksonimin efektiv të parlamentit dhe një bashkëpunim të mirë midis të gjitha institucioneve.

Të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku për axhendën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, duke reflektuar vullnetin e fortë të qytetarëve shqiptarë për t’u anëtarësuar në BE", shkruan ambasadori.

Ora 14:51
'Parlamenti, forum ku diskutohet në mënyrë konstruktive' mesazhi i ambasadorit gjerman në prag të sesionit të ri parlamentar

Në prag të sesionit të ri parlamentar, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Karl Bergner përmes një mesazhi në facebook u ka kërkuar deputetëve të përmbushin përgjegjësinë që u ngarkon vota e popullut.

Ambasadori nënvizon rolin që duhet të ketë parlamenti si një institucion i domosdoshëm në demokraci dhe shprehet se qytetarët shqiptarë presin që parlamenti të jetë një forum ku diskutohen ide të ndryshme politike në mënyrë konstruktive dhe respektuese.

“Sot Kuvendi do të mbajë seancën e parë të këtij viti. Kam respekt të madh për rolin e parlamentit si një institucion i domosdoshëm në demokraci dhe gjithashtu për ata deputetë që punojnë shumë për të fituar shumicën për propozimet e tyre në komisione dhe në seancë plenare të Kuvendit.

Me të drejtë qytetarët presin që Parlamenti të jetë një forum ku diskutohen ide të ndryshme politike në mënyrë konstruktive dhe respektuese. Unë besoj se Parlamenti e përmbush këtë përgjegjësi.”, shkruan ambasada gjermane në Facebook.

Ora 13:45
Sesioni i ri parlamentar, presidenti Begaj mban fjalim në Kuvend! Bardhi: S’jemi njoftuar, vijojmë kaosin

1701076753_begaj.jpg

Report Tv mëson se presidenti Bajram Begaj do të marrë pjesë sot në seancën plenare. Burime bëjnë me dije se Begaj do të mbajë një fjalim para deputetëve në nisje të sesionit të ri parlamentar.

Prania e Begajt ka sjellë edhe reagimin e Gazment Bardhit, i cili thotë se nuk është njoftuar zyrtarisht as nga Kuvendi e as nga Presidenca.

Bardhi i bën thirrje Begajt që të mos përdoret nga PS si fasadë për një normalitet të rremë në Kuvendin e Shqipërisë. Pavarësisht pranisë së Begajt, Bardhi thotë se vijojnë kaosin edhe në seancën e sotme plenare.

“Sa i takon opozitës, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj ka qenë gjithmonë i mirëpritur në Kuvendin e Shqipërisë, si Kreu i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit. Presidenti Begaj nuk ka qenë prezent në asnjë nisje të sesionit parlamentar.

Nga diskutimet që kanë rrjedhur në media nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, jemi njohur me faktin që Presidenti Begaj do të jetë prezent sot në seancë plenare për të mbajtur një fjalë përshëndetëse. Edhe pse lajmi është konfirmuar nga media, dua të sqaroj se kjo nuk na është njoftuar zyrtarisht as nga Kuvendi dhe as nga Presidenca.

Për të shmangur çdo keqkuptim, dhe duke mos dashur të bësojmë se Presidneti i Republikës është përfshirë në një skenar të provokimit të opozitës, dua të konfirmoj se Grupi Parlamentar i PD dhe opozita në Parlament janë në një betejë me mazhorancën për të fituar të drejtat kushtetuese të opozitës që mohohen prej muajsh nga Edi Rama. Kjo betejë do të vijojë edhe në seancën e sotme e deri në plotësimin e kërkesave tona kushtetuese.

Në vlerësimin tonë Presidenti i Republikës duhet të kontribuojë në funksionimin normal të Parlamentit, duke ndërmarrë akte që nuk rrënojnë parlamentarizimin dhe lejojnë opozitën të përmbush rolin e saj kushtetues në një shoqëri demokratike, ku veçojmë të drejtën për kontroll parlamentar.

Presidenti Begaj ka të gjitha mundësitë kushtetuese për të garantuar respektimin e Kushtetutës dhe ne gjejmë rastin t’i bëjmë thirrje që të mos keqpërdoret nga mazhoranca si fasadë për një normalitet të rremë në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita është e vendosur për të mos lejuar funksionimin normal të Parlamentit, deri në mundësimin e të drejtave të saj kushtetuese", thotë Bardhi në deklaratë.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiperia si duhet: 16/01/2024 08:34

    deri ne momentin qe presidenti do te zgjidhet nga populli,presidentet aktuale jane vetem kukulla. kukulla...e kuptoni...kukulla!!

    Përgjigju
  • Saljani: 16/01/2024 08:24

    Keti debil Bardhit tani ja ka fajen Presidenti e ndyu ate goje pa filluar akoma mir parlamenti na doli tani se Presidentin e drejton Rama Me qen se e dini mire dhe jeni te sigurt qe Ramen nuk e mundni dote do filloni te flisni brockulla nga me te ndyra A e dini cfar pune beni mir ju te Rithemelimit ti mbani uturakun Saliut te gjithe me radhe

    Përgjigju
    • nje hidraulik: 16/01/2024 09:51

      QE PRESIDENTIN E VURI NE ATE DETYRE DHE E KOMANDON RAMA KJO S'DO AS MEND DHE AS KALEM ( laps) ,POR QE TI Saljani KERKON TE MBURRESH SE PD-ja NUK E RREZON DOT RAMEN TI TA GEZOSH ATE DHE I PAFSH HAJRIN ME GJITHE FAMILJE. KAQ SHUME SA E ADHURON TI DUHET TA MARRESH EDHE NE SHTEPI QE TA DREJTOJE SIC DI AI.

  • mergimtari: 16/01/2024 07:57

    Kuvendi tregoi gjendjen e vertete te Shqiprise.Banditizmi nuk eshte ne popull por,ne kuvend.Znj.Lindita dhe kryesia e kuvendit duhet te kerkojne qe ky Kuvend (po ta quajme te tille) te shperndahet dhe vendi te kaloj ne zgjedhje te parakoheshme.Ne Shqiperinuk ka parti politike por kryetar partish qe jane thjesht bajraktare dhe asnje nuk ben ze.Ky qendrim ne Kuvend ,prej shume kohesh,tregon se sa te mangut jemi ne demokraci.Edhe ne kohen para 1945-ses ne qoftese dikush do te krijonte rremuje ne mbledhjen e fshatit do te merrte nje mesim qe nuk do te shlyej kollaj.

    Përgjigju
  • sapa: 16/01/2024 07:48

    Po te kishte nje shumice te mire nuk do ishte kjo gjendje qe eshte.Eshte nje shumice e keqe qe nuk luftohet dot nga nje pakice e paperfillshme!

    Përgjigju
  • Rifreskimi: 16/01/2024 03:18

    Vetëm zgjedhje të parakohshme nga vjeshta e pastron politiken duke sjell deputet me shume cilesor ndaj do ishte e drejte që kjo situata mezzo qesharake te matej me zgjedhje parakohshme aty riciklohet politika me ligjin e ri liste merit-pikë pra vota perkthehet në mandat, kjo eshte shume e nevojshme nuk mundet që në cerekun e shekullit njezet e një të kete një spektakel parlamentar që nuk funksionon si nga mazhoranca dhe nga opozita duhet si nevoje demokratike një zgjedhje parakohshme ne vjesht apo kete fundvit , Kjo do riciklonte gjendjen!

    Përgjigju
    • Fshati: 16/01/2024 08:05

      Nqs fiton Berisha sgjidhet kjo punë, se kush bën zhurmë e pëson se ne 21 janar.

  • daku: 15/01/2024 21:20

    po prandaj iken per lesh pd sepse u be anti perendimore, ka frike nga imperializmi amerikan dhe anglezet

    Përgjigju
    • edi: 16/01/2024 09:59

      Po ti dakubashke me patronazhistet qe keni qene gjithmone anti perendimore si arritet te beheni pro tyre dhe shume te flakte ?

  • Gripi: 15/01/2024 19:12

    Rama duhet te lejoje komisionet hetimore. Perse nuk e ben? Bardhi dhe çeta e tij guerilse ka te drejte. Lejo kontrollin parlamentar pavaresisht kush e kerkon. Faji eshti i Rames dhe bandes te investitoreve strategjik.

    Përgjigju
  • Po anglezi ckerkon: 15/01/2024 17:53

    Po anglezi ca kerkon aty? I duket vetja superfuqi? Si bente juri kim me para po juri kim ishte ambasadore e amerikes edhe ata jan superfuqi kurse anglia ka qen superfuqi kur kishte kundershtar ata "zulu" edhe indin qe ishin me shtiza edhe me harqe kyndra mitralozeve...sot jan me te dobet se franca gjermania etj...nuk kishte vend aty sepse britania nuk esht as ne bashkimin evropian...nuk perfaqeson be-në.

    Përgjigju
  • Niku: 15/01/2024 17:44

    Çerrat e saliut jane hedhur ne sulem ,,,turp per ata qe u kane dhene voten, te gjithe keta çerra te rithemelimit duhen futur ne nje stalle jo parlament.

    Përgjigju
  • Maks: 15/01/2024 17:41

    O ed Rama o zoti president Shperndani kete lloj kuvendi Nuk ka me turp te shohesh kete grup deputetesh te lyer deri ne gryk me korrupsjon

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 15/01/2024 16:07

    Mbi 80% e shqiptareve po kuptojne dhe realizojne brenda vetes se 2024 eshte FILLIMI I PËRSHPEJTUAR I FUNDIT TE ESTABLISHMENTIT POLITIK 33 VJEÇAR SHQIPTAR JO VETËM NE OPOZITË POR EDHE NE POZITË.....

    Përgjigju
    • ALB Patriot: 15/01/2024 20:06

      Bravo, shoku! Urojme qe mbi 80% e shqiptareve ta DENOJNE TE TERE KETE KLASE POLITIKE, ME "TE MAJTE" & "TE DJATHTE"!

  • Kasem Gahinji: 15/01/2024 16:05

    Gjindje pa' shkolle,ndaj bej pyetjen per te mesuar:- ti qendrosh besnik nje kryekrimineli ,cdo te thote se je?

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 15/01/2024 15:51

    "Sforcimet" e sektit rilindja,me nje fjale edviniOLSIT megjith ngjyren e përpurtë,ka marre rrugen per ne halen e salehViçidolit dhe aty me "PAGUREN E SHURRËS NDËN KOKE" do lozin,qeshin,kendojne e zbaviten si dy qelbesira te urryera te SHQIPËRISË dhe shqiptareve...SHQIPTARET SHUME SHPEJT DO TJU KTHEJNE JU DHE VARRET TUAJA NE GROPA TË ZEZA TE KATUNDIT TYRE.

    Përgjigju
  • Mul Katunari: 15/01/2024 15:10

    Pritet qe Mul Noka te bej nje spektakel piroteknik sot si dy thundrak dhe fshatar i pariparueshëm qe eshte

    Përgjigju
  • Sula: 15/01/2024 14:07

    Cili jeni ju a zotni qe flisni ne emer te gjithe popullit ka instanca qe duhrt yi drejtoheni dhe jo te silleni si bandite

    Përgjigju
  • Linda: 15/01/2024 14:04

    Gazmend Bardhi eshte nje tradhetar me shume fytyra nje individ qe ne bashkpunim me familjen Berisha ka formuar banden terroriste dhe jo pjesen e opozites dhe duhet te ndershk9het per tradheti kombatare! Te koshi i plehrave do perfundoj Bardhi dhe banda e tij!

    Përgjigju
  • Alb: 15/01/2024 10:32

    Ka lezete keshtu fillon viti ri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje