Sesioni i ri parlamentar, Topalli
zhvendos Oketën në rresht të fundit

Sesioni i ri parlamentar, Topalli <br />zhvendos Oketën në rresht të fundit
TIRANE- Sesioni i ri parlamentar nisi me disa ndryshime në renditjen e grupeve parlamentare si dhe deputetëve të pavaruar. Largimi ish-deputetit të PD, Gazmend Oketa nga grupi parlamentar i djathtë, bëri që grupi i djathtë të kalojë me 67 deputetët. Ndërkohë që duke marrë parasysh këtu Rregulloren e Kuvendit që një grup parlamentar duhet të ketë më shumë se 7 deputetë që të konsiderohet i tillë me konsensus 3 nga deputetët e PD, Rajmond Hoxha, Ismail Hoxha dhe Mehmet Xheka kanë kaluar në regjistrim si anëtarë të grupit të LSI(edhe pse janë zgjedhur nga PD). LSI si grup parlamentar përfaqësohet nga 4 deputetë të kësaj partie Ilir Meta, Nasip Naço, Lefter Koka si dhe Vangjel Tavo i larguar nga radhët e PS. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste përfaqësohet nga 64 deputetë. Kujtojmë këtu që PS-së i është larguar edhe deputeti Shpëtim Idrizi i zgjedhur në Qarkun e Vlorës, por që tashmë përfaqëson interesat e partisë së çamëve në Parlament. Por ndërkohë që nga partitë e tjera parlamentare siç është PBDNJ si dhe Partia Republikane duke marrë parasaysh se kanë vetëm nga një deputet që janë krerët e partive, këta konsiderohen të pavarur pasi nuk kanë krijuar një grup parlamentar me minimumin 7 anëtarë. Ndërkohë që nga PDIU edhe pse është i zgjedhur edhe deputeti Dashamir Tahiri, ai është i radhitur në radhët e grupit parlamentar demokrat. Si deputetë të pavaruar janë Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, Dritan Prifti si dhe Gazmend Oketa.

SPOSTIMI I OKETËS NË FUND TË RADHËVE
Pas largimit të Gazmend Oketës nga grupi parlamentar demokrat dhe përfaqësimit të tij në Parlament të Partisë Fryma e Re Demokratike, ai është spostuar në rresht të fundit në sallën e Parlamentit. Më parë ai është larguar dhe si anëtar nga Komisioni i Sigurisë.

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës