TIRANË- Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë e Ambasadës amerikane, Kathryn Hammond ka zhvilluar takime me krerët e grupeve parlamentare të dy pative kryesore në vend.
Takimi i parë ka qënë ai me kreun e Grupit të PS, Taulant Balla i cili e ka pritur zyrtaren amerikane në orën 12:00 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Ndërsa në orën 14:00 përfaësuesja e SHBA-ve ka takuar Kreun e grupit të PD-së, Gazment Bardhi.
Takimet vijnë në nisje të sesionit të ri parlamentar ndërsa klima politike është polarizuar ndjeshëm. Diskutimet do të fokusohen tek bashkëpunimi dhe dialogu parlamentar dhe çuarja para e punë së dy komisioneve për reformën territoriale dhe zgjedhore, në një kohë kur opozita ka deklaruar se nuk do të ulen në tryezë.
Sesioni i kaluar i Kuvendit u mbyll mes kaosit të opozitës dhe tymueseve ndërsa në sallën plenare betohej Avokati i ri i Popullit, Endri Shabani. Sesioni i II i Legjislaturës XI do të nisë me seancën plenare që do të zhvillohet më 19 janar.
Komente











