SEUL, 8 shkurt /ATSH-AFP/ - Koreja e Veriut lëshoi pesë raketa me rreze të shkurtër veprimi në det, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut."Raketat u lëshuan nga qyteti lindor i Wonsanit dhe fluturuan rreth 200 kilometra mbi Detin e Jugut."Ky ishte lëshimi i dytë i raketave nga ana e Koresë së Veriut", njoftoi agjencia koreanojugore e lajmeve, Yonhap.Koreja e Veriut kryen lëshime rutinë të raketave të saj edhe pse kjo shkel një rezolutë të OKB-së kundër lëshimit të raketave me rreze të shkurtër veprimi nga ana e Phenianit./ a.jor.