/ATSH-AFP/ - Koreja e Jugut njoftoi sot nisjen e manovrave ushtarake të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara bazuar në përdorimin e artilerisë së rëndë me municione të vërteta, një formë reagimi në lidhje me shpërthimin e minave tokësore nga ana e Phenianit në territorin e Seulit.
Katër manaovra gjatë së cilave do të dislokohen tanke, mortaja, helikopterë luftarakë dhe bombardues në një zonë rreth tridhjetë kilometra në jug të kufirit me Korenë e Veriut, saktësoi Ministria e Mbrojtjes.
"Ky demostrim do të shërbejë për të vënë dukje aftësinë e kundërpërgjigjes ndaj çdo akti provokues dhe agresioneve siç ishte sulmi me mina tokësore", u shpreh zëdhënësi.