/ATSH-AFP - Koreja e Jugut forcon masat e sigurisë në kufi me Korenë e Veriut për shkak të rinisjes së tensioneve ushtarake pas shpërthimit të minave ku Pheniani është fajësuar nga ana e Seulit.
Koreja e Jugut akuzon ushtarët koreano verior se kanë kaluar në mënyrë të fshehtë kufirin për vendosjen e minave tokësore.
Dy ushtarë koreano jugor kanë marrë plagë të rënda pas shpërthimit të ndodhur javën e kaluar. Incidenti ndodhi në zonën e demilitarizuar (DMZ) që shtrihet dy kilometra nga të dy anët e kufirit.
Në formë kundërsulmi, Koreja e Jugut urdhëroi rinisjen e luftës propagandistike në vijën kufitare me kthimin në shërbim për herë të parë pas 11 vitesh të autoparlantëve të vendosur në këtë zonë.
/Shqiptarja.com