La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e 27-të. Kjo e shtunë sportive nisi në orën 14:00, aty ku Sevilla fitoi 3-2 me Real Sociedadin. Në mbrëmje Valencia barazoi 2-2 në "Mestalla" Realin e Madridit.
Në "Ramon Sanchez Pizjuan", Sevilla fitoi 3-2 kundër Real Sociedad. Miqtë baskë kishin bërë rotacion në ekip, kjo për shkak se presin më 5 mars PSG për ndeshjen e kthimit të 1/8 në Champions League, me francezët që janë në avantazh 2-0 nga ndeshja e parë.
Me ekipin më të mirë në fushë, Sevilla shënoi dy gola të shpejtë me En Nesyri në minutat 11-të dhe 13-të, para se Andre Silva me penallti të shkurtonte shifrat në fundin e pjesës së parë dhe t'i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-1. Në fraksonin e dytë ishte Sergio Ramos që shënoi 3-1 për Sevillan, teksa goli i Mendez në 90+2' shërbeu sa për statistika.
Në "Mestalla" Valencia dhe Real Madrid barazuan 2-2. Ndeshja e javës së 27-të mes tyre ishte emocionuese, me "Galaktikët" që si hero të takimit panë Vinicius Junior me dopietë. Hugo Duro dhe Yaremchuk shënuan dy gola të shpejtë për Valencian në minutat 27 dhe 30, para se Vinicius të barazonte me një gol në fundin e së parës dhe një në të 76 minutë. Me 66 pikë madrilenët qëndrojnë sërish në krye të renditjes.
La Liga, raundi 27-të:
14:00 Sevilla 3-2 Real Sociedad
16:15 Rayo Vallecano 1-1 Cadiz
18:30 Getafe 3-3 Las Palmas
21:00 Valencia 2-2 Real Madrid
Renditja:
Në "Mestalla" Valencia dhe Real Madrid barazuan 2-2. Ndeshja e javës së 27-të mes tyre ishte emocionuese, me "Galaktikët" që si hero të takimit panë Vinicius Junior me dopietë. Hugo Duro dhe Yaremchuk shënuan dy gola të shpejtë për Valencian në minutat 27 dhe 30, para se Vinicius të barazonte me një gol në fundin e së parës dhe një në të 76 minutë. Me 66 pikë madrilenët qëndrojnë sërish në krye të renditjes.
Me ekipin më të mirë në fushë, Sevilla shënoi dy gola të shpejtë me En Nesyri në minutat 11-të dhe 13-të, para se Andre Silva me penallti të shkurtonte shifrat në fundin e pjesës së parë dhe t'i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-1.
Në fraksonin e dytë ishte Sergio Ramos që shënoi 3-1 për Sevillan, teksa goli i Mendez në 90+2' shërbeu sa për statistika. Me këto tri pikë Sevilla ngjitet në kuotën e 27 pikëve për vendin e 14-të, ndërsa Sociedad me 40 pikë mbetet në vendin e shtatë.