Barcelona fiton Superkupën e Europës, pasi mundi në finale Sevillian 5-4 në Tbilisi në një ndeshje dramatike. Ndeshja nisi e mirë për Sevillian, e cila kaloi në avantazh me Ever Banega 3’, por Mesi në të 14’ dhe 16’ përmbys disavantazhin. Pjesa e parë mbyllet me golin e Rafinjës duke e dërguar rezultatin në 3-1 për katalanasit.
Në pjesën e dytë mendon Suarez për të bërë pokerin, duke krijuar idenë që u mbyll gjithçka. Por Sevilla nuk u dorëzua dhe ngushtoi fillimisht shifrat me Reyes, ndërsa më pas shënoi edhe dy herë me Kevin Gameiro me penallti dhe Yevheniy Konoplyanka që barazoi gjithçka duke e dërguar ndeshjen në shtesë. Shtesa e parë përfundon barazim, ndërsa në të dytën në të 115’ shënon Pedro duke i dhënë trofeun Barcelonës.
/Shqiptarja.com