Sezoni i ri i Teatrit me 15 shtator
 çelet me shfaqjen “Kujtesa e Ujit”

Sezoni i ri i Teatrit me 15 shtator<br /> çelet me shfaqjen “Kujtesa e Ujit”
Me 15 shator Teatri Kombëtar starton sezonin e ri artistik. Shfaqja që do të çelë këtë sezon do të jetë “Kujtesa e Ujit” me regji nga Rozi Kostani.
 
Aktorët që interpretojnë në këtë shfaqje janë Olta Daku, Rajmonda Bulku, Neritan Licaj, Marin Orhanasi, Violeta Trebicka dhe Jonida Vokshi.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli. Ai ka shkruar në rrjetin e tij në facebook: “Miq! Edhe 10 ditë e ndajnë Teatrin Kombëtar nga starti i sezonit të ri artistik. Shpresoj që edhe ky sezon të jetë me plot suksese dhe spektatorë. Jam i bindur që i gjithë kolektivi i teatrit do të bëjë më të mirën e mundshme për t'ju qasur publikut me një nivel të lartë artistik. Shpresoj të na ndiqni dhe të jeni pjesë e rrugës sonë. Pas 10 ditësh, me 15 shtator ora 20:00, Teatri Kombëtar çel sezonin me shfaqjen "Kujtesa e Ujit" me regji nga Rozi Kostani. Pjesë e shfaqjes janë aktorë nga më të mirët që ka skena shqiptare. Në shfaqje interpretojnë Olta Daku, Rajmonda Bulku, Neritan Licaj, Marin Orhanasi, Violeta Trebicka dhe Jonida Vokshi. Ky projekt është një prodhim i mbështetur nga Ministria e Kultures. Ju mirëpresim, "Eja në teatër".

hervin culi

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë