Sezoni i ri në Formula 1, Verstappen i pari në prova: Makina është e shpejtë, u argëtova

Sezoni i ri në Formula 1, Verstappen i pari në prova: Makina është e shpejtë, u argëtova

Max Verstappen

Botërori i Formula 1 për 2024 nis më 29 shkurt në Bahrein me provat e lira dhe tanimë pilotët janë duke bërë provat me makinat e reja të prezantuara ditë më parë.

Në ditën e parë të testimeve në vigjilje të sezonit të ri, Red Bulli i Max Verstappen u konfirmua si makina më e shpejtë dhe si pretendente për titullin e radhës.

Pas provave dhe eksperiencës me makinën e re, holandezi tri herë kampion bote tha se i mungonte pista dhe se është i lumtur me makinën.

"Është ndjesi shumë e bukur të rikthehemi sërish. Ishte një ditë e këndshme, provuam disa gjëra të reja me makinën dhe jam i lumtur në përgjithësi. U argëtova në pistë, makina është e shpejtë, e balancuar dhe u përgjigj mirë. Sigurisht që bëhet fjalë vetëm për testime, por mbeta shumë i kënaqur", tha kampioni në fuqi i F1.

Rezultatet e testeve para sezonale

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën