Sezoni musoneve, përmbytje dhe rrëshqitje toke, të paktën 88 të vdekur në Nepal e Indi (VIDEO)

Sezoni i musonëve ka mbërritur në Azinë juglindore dhe si çdo vit ka sjellë përmbytje por dhe viktima, veçanërisht në zonat rurale.

Kina, Bangladeshi, India dhe Nepali kanë qënë të parat vende që kanë vuajtur pasojat e musonëve.

Në Nepal për momentin bilanci është më tragjik. Rreshjet dhe përmbytjet, që nga dita e enjte, kanë goditur juglindjen e vendit dhe kanë shkaktuar mbytjen e 50 personave.

Si pasojë e shirrave muson, autoritetet kanë deklaruar dhe 33 persona të humbur.

Në veri-lindje të Indisë, në rajonin e Assam, musonet kanë vrarë 11 njerëz dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë zhvendosur nga banesat e tyre.

Të vdekur janë regjistruar edhe në Bangladesh, ku 11 vetë u vranë nga rrufeja, kurse të tjerë, rreth një duzinë, vdiqën nga përmbytjet që goditën kampin më të madh refugjatësh në kufirin me Mianmarin.

Sezoni i musoneve do të zgjasë deri në shtator. Vitin e kaluar, rajoni më i prekur ishte rajoni indian i Kerala me 1200 të vdekur.

Sezoni muson i vitit 2019 konsiderohet më brutali i 100 viteve të fundit.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!