Sezoni turistik/ Durrësi në kaos, ende nuk ka nisur përgatitja për turistët

Në një intervistë në Rreze Dielli, ishin të ftuar Xhimi Lamaj operator turistik si dhe Alma Celaj moderatore, të cilët folën mbi pushimet në Shqipëri këtë vit, cilat janë pikat që mund të vizitojmë dhe llojet e turizmit.

Operatori turistik XHimi Lamaj I pyetur për situatën aktuale në bregdetin e Durrësit, duke qenë dhe një ndër plazhet më të frekuentura gjatë sezonit turistik, u shpreh se situata atje nuk paraqitet aspak e mirë, ku ende nuk është bërë pastrami I plazhit.

‘’ Para dy ditësh bëra komplet një shëtitje në bregdetin e Durrësit, ishte për të ardhur keq, të gjitha hotelet komplet nga mali Robit, deri tek Ura Dajlanit, të gjitha hotelet ishin boshë, me dy tre veta staf dhe më erdhi keq. Dhe përgatitjet akoma nuk kishin filluar, pjesa jashtë, më tepër pjesa e çadrave ishte një kaos. Urojmë që të ndërhyhet sa më shpejt’’  shprehet ai.

Ndër të tjera ai tha se është zona malore e Shqipërisë e cila pret një rritje të turistëve këtë vit.

‘’ Natyrisht duke parë edhe situatën e covid-it, pjesa më natyrale është pjesa malore dhe sa jam I informuar ka goxha agjenci dhe guidat turistike që për momentin nuk janë të prekopuara me këtë zonë, kanë filluar të punojnë me grupe të ndryshme dhe ekspedita të ndryshme në vende shumë interesante. Është pjesa e Valbonës, e Thethit, e Tamarës dhe Lëpushës’’ shprehet ai për disa nga zonat më të frekuentuara nga turistët.

Masat e marra nga qeveria, duket se është një nga problemet më shqetësuese për operatorët turistikë këtë vit, pasi protokolli nuk është ende I qartë.

‘’ Për momentin ende nuk kemi ndonjë protokoll të qartë, ka dalë por akoma nuk jemi të sigurtë realisht se kur do të filloj sezoni, bëhej fjalë që linjat ajrore të fillojnë me 1 korrik por akoma nuk kemi asgjë të sigurtë dhe gjithë komunikimet që kemi me partnerët jashtë, nuk kanë asnjë lloj informacioni se kur do të filloj puna. Të gjitha shtetet janë të mendimit që mos të lëvizin, të bëjën turizëm brenda vendit të tyre, të lëvizin vetëm për nevoja të jashtëzakonshme.

Ai shprehet pesimist për turistët e huaj madje edhe për turistët që mund të vinin nga rajoni, si Kosova.

‘’ Para dy ditësh ishin grupe rumune që duhet të vinin me autobus dhe tani kanë future karantimin për turistët që vijnë në Shqipëri dhe kthehen mbrapsht’’ .

Ndërsa të pyetur për destinacionet më trend për verën e këtij viti operatori turistik Xhimi Lamaj shprehet se lumi Shalës është  destinacioni trend I verës.

‘’ Këtë vit ka ardhur një trend në Shqipëri është Lumi I Shalës, është goxha interesant. Merr rrugën që shkon nga komani në Fierzë, aty është një degëzim’’ shprehet ai.

Ndërsa për moderatoren Alma Celaj destinacioni më trend këtë vit është Nivica.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja