Nëpërmjet dy postimeve në rrjetin e saj social “Facebook”, Ekonomi thekson se “Ky sezon turistik shënon 38% mē shumë vizitorë shtetas të huaj se në 2015 në Hanin e Hotit. Shifra që flasin vetë! Ndërkohe edhe në Morinë 40% më shumë vizitorë shtetas të huaj për këtë sezon turistik”
Konkretisht, gjatë periudhës 1 qershor 2015-15 gusht 2015 në pikën kufitare të Hanit të Hotit kanë hyrë 74353 vizitorë të huaj. Nëse i referohemi të njëjtës periudhë për vitin 2016, ka një shtim të numrit të vizitorëve të huaj me 28315 të tillë.
Në pikën kufitare të Morinës numri i vizitoreve të huaj gjatë periudhës 1 qershor 2016-15 gusht 2016 është rritur me 282 601 të tillë. Në të njëjtën periudhë të vitit 2015, nga kjo pike kufitare janë futur 699 746 vizitorë të huaj.
(Shifrat e rritjes së nr të vizitorëve të huaj)
Rritja e vizitorëve të huaj është parë jo vetëm në vijën tonë bregdetare ku janë dhe plazhet më të reklamuara si, ai i Sarandës, Dhërmiut, Vlorës, Durrësit apo Shëngjinit e Velipojës, por edhe në zonat malore pati më shumë lëvizje vizitorësh të huaj. Kjo konfirmohet edhe nga operatorët turistike që zhvillojnë biznesin e tyre në këtë fushë. Turizmi malor është kthyer në një destinacion
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com