Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, leku u mbiçmua sot në vlerën më të lartë të vitit ndaj euros, duke u këmbyer me 139.45 lekë, ndërsa shihet se ka fituar terren ndjeshëm edhe ndaj dollarit.
Një dollar kushtoi 126.47 lekë ose 0.91 lekë më pak se një ditë më parë. Ekspertët shpjegojnë se forcimi i lekut lidhet me faktorët sezonale. Ardhja e emigrantëve për pushime dhe gjithashtu fluksi i turistëve nga Kosova kanë rritur ofertën për valutë, çka ka çuar në forcimin e lekut. Vitet e fundit këmbimi i lekut me euron po ndikohet dukshëm nga faktorët sezonalë, ku në fillim të vitit leku humb pikë nga transferimi i fitimeve jashtë vendit, ndërsa në muajt e verës flukset e turistëve dhe emigrantëve ndikojnë në forcimin e vlerës së monedhës vendase.
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan
USD
126.47
-0.91
EURO
EUR
139.45
-0.07
Poundi Britanik
GBP
197.24
+0.28
Franga Zviceriane
CHF
128.47
-1.08
Jeni Japonez (100)
JPY
101.32
-0.83
Dollari Australian
AUD
92.61
-1.11
Dollari Kanadez
CAD
96.90
+0.18
Korona Suedeze
SEK
14.55
+0.04
Korona Norvegjeze
NOK
15.41
-0.03
Korona Daneze
DKK
18.69
+0.01
SDR
SDR
175.93
-1.30
Ari(OZ 1)
XAU
140746.25
+1,371.25
Argjend(OZ 1)
XAG
1937.47
+39.58
