LEZHË- Shërbimet e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar një ambient sa më të sigurt dhe të qetë për pushuesit, apo turistët vendas e të huaj. Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Altin Mena u shpreh se policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e këtij sezoni veror, veçanërisht trafikun.
“Si çdo sezon veror, edhe këtë sezon Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit veror, veçanërisht të trafikut rrugor për shkak të fluksit të madh dhe mbingarkesës që ka sezoni veror në Qarkun e Lezhës. Gjithashtu në shërbim të Policisë lokale kanë ardhur dhe grupet e FNSH-së. Të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit janë në dispozicion të pushuesve dhe qytetarëve që jetojnë dhe banojnë në Qarkun e Lezhës”, u shpreh Mema.
Ernest Ymeraj, oficer i Patrullës së Përgjithshme tha se patrullat janë të përditshme për të qenë sa më pranë pushuesve.
“Si çdo ditë ne patrullojmë në të gjithë vijën bregdetare të Shëngjinit, duke iu gjendur sa më afër pushuesve, të cilët janë shumë bashkëpunues dhe dashamirës ndaj Policisë së Shtetit. Kjo gjë na impenjon të jemi sa më pranë tyre, për çdo problem që mund të kenë gjatë pushimeve të tyre. Ju urojmë pushuesve pushime të mbara dhe i sigurojmë që Policia e Shtetit është në shërbim të tyre”!
Në bazë të marrëveshjes, edhe policia e Kosovës është prezent në Shqipëri me patrulla të saj, gjatë verës.
“Jemi zyrtarë të Policisë së Kosovës. Kemi ardhur në Shqipëri, të bashkëpunojmë sikur është kontrata mes dy shteteve, kështu që do mundohemi të bëjmë disa bashkëpunime të mira, për tu ardhur në ndihmë sipas rregullave të Qarkullimit Rrugor. Do t'i ndihmojmë kolegët shqiptarë për rregullimin e trafikut, pasi ky është një fluks i madh i bashkatdhetarëve tanë si turistë. Besoj që kemi për të kaluar mirë, ju përshëndes për mikpritjen që na keni bërë”, pohoi Bejtush Alshiqi, nga Njësia e Kontrollit të Autostradave në Kosovë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11386
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasja SPAK- GJKKO -Polici për masat tek grumbullimi i mbështetësve të Veliajt, Softa: E para në këto nivele, detyrë e Policisë së Shtetit që bën shoqërimin
15 Shkurt, 13:14
-
Policia Federale e Gjermanisë dhuron 345 mijë euro pajisje për Kufirin, Institutin Shkencor dhe Departamentin e Krimit! Proda: Do ndihmojnë për luftën ndaj krimit të organizuar
14 Shkurt, 12:59
-
I pari me militantë në SPAK, Berisha ‘ultimatum’ Ramës: Mos guxo të protestosh atje, padi për Prodën e Hoxhën! Protestat e mia, konferenca shtypi
14 Shkurt, 12:05
-
Mbështetësit e Veliajt gjatë seancës/ GJKKO e SPAK: Garda kërkoi ndihmë nga policia, por s'reagoi! Ministria të vendosë para përgjegjësisë ata që s'morën masa, u cenua siguria
14 Shkurt, 10:58
-
Kuvend/ Debate të forta në sallë, Bardhi: Batakçinjtë e Bashkisë sulmuan SPAK, Policia nuk veproi! Hoxha: Ishin simpatizantë që u grumbulluan pa njoftim, s’pati asnjë incident
13 Shkurt, 11:21
-
Grumbullimi para SPAK gjatë masës për Veliajn, ministri Hoxha: Ishte e paparalajmëruar, ishin simpatizantë, jo protestues
13 Shkurt, 10:05
-
Proda takim me drejtuesen e zyrës së KE në Shqipëri, Giulia Re: Policia e Shtetit partner i rëndësishëm në luftën kundër diskriminimit
12 Shkurt, 16:02
-
Operacioni ‘Revanshi’/ Arrestohet 28-vjeçari i kërkuar nga GJKKO dhe SPAK, ndihmoi në tentativën e vrasjes së Durim Bamit (EMRI+VIDEO)
12 Shkurt, 14:04
-
Berisha flet në podium, militantët sulmojnë me kapsolla Policinë, 3 efektivë të plagosur, njëri u dëmtua në sy nga shpërthimet
8 Shkurt, 18:42
-
Protesta e opozitës/ Kapsolla drejt Kryeministrisë, harrohet 'qeveria teknike'! Berisha: Trump ia preu kokën gjarprit Soros, do e bëjmë dhe ne! Meta sulmon Dumanin
8 Shkurt, 08:47
-
Analizat vjetore të policisë në Elbasan dhe Korçë, Proda: Garantoni rend dhe siguri gjatë fushatës zgjedhore
4 Shkurt, 18:07
-
Policia bën bilancin për Janarin/ 121 operacione të realizuara, u sekuestruan 100 kg kanabis! 715 të arrestuar
3 Shkurt, 12:08