Sezoni turistik në Vlorë, pret
kampionatin botëror të parashutizmit

Sezoni turistik në Vlorë, pret<br />kampionatin botëror të parashutizmit
VLORË-Këtë sezon promovimi i turizmit do të mbajë sloganin "Vlora është bota" kjo nëpërmjet Kampionatit të 9-botëror në disiplinën e parashutizmit.
 
Nga 4-15 maj, një nga eventet, të cilësuar ndoshta nga më të mëdhenjtë të zhvilluar deri tani, do të vijë në Vlorë për të çelur zyrtarisht sezonin.
 
Mbi 85 pilot janë rregjistruar ndërsa numri i tyre pritet të shkojë në 180 të tillë.
 
Objekti i këtij kampionati botëror mbetet mbi të gjitha jo vetëm sporti i ajrit, por promovimi i turizmit në Vlorë në sytë e ndërkombëtarëve.
 
Pjesëmarrja e pilotëve do të jenë edhe nga shtete me të njohura në këtë sport si Kina, SHBA, apo edhe Rusia që kanë skuadrat më të njohura.
 
Konfirmimi ka të ardhura nga kreu i kësaj federate në Shqipëri Alket Islami.

''Gjithë pilotët që do të vijjnë nga të gjithë kontinentet, do të jenë në këtë qytet të mrekullueshëm, me sloganin e Vlorës. Këtu do të jetë një nga kompeticionet më të mëdha që janë realizuar deri më sot në këtë disipline. Numri i pilotëve të regjistruar deri tani është 85. Deri në fund të marsit, do parashikohet një numër akoma më i madh, mbi 180 pilotë'',-u shpreh Islami.

Kryebashkiaku Dritan Leli, e ka cilësuar një mundësi të jashtëzakonshme jo vetëm për sportin, por mbi të gjitha për promovimin e turizimit, ashtu si sporti dhe turizimi për çdo herë kanë ditur të përcjellin bashkarisht vlerat e padiskutueshme të një qyteti, në këtë rast në bregdetin e Vlorës.

''Realizimi i një kamionati botërorë në një ceremoni hapje të sezonit turistik, do të jetë ogur i mirë i dimensionit të madh të thuash që ''Vlora është bota''. Ky është një privilegj i madh për qytetin'',-u shpreh Leli. 
 
Ky eveniment prite të sjellë edhe shumë media ndërkombëtare të cilat do të ndjekin kampionatin botëror të parashutizmit dhe sipas informacioneve shumë prej tyre kanë kërkuar edhe guida turistike për zonën.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar