Sezoni turistik/ Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës, patrullime të përbashkëta në qytetet bregdetare

Policia e Shqipërisë dhe Policia e Kosovës, kanë vijuar patrullimet e përbashkëta në qytetet bregdetare në kuadër të sezonit turistik, duke rritur sigurinë e pushuesve vendas dhe të huaj.

Bashkëpunimi mes dy vendeve, vjen ne zbatim të Memorandumit të Bashkëpunimit, të lidhur ndërmjet Policisë Rrugore të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që prej fillimit të muajit gusht.

Sakaq, në pikën e sezonit turistik, forcat e policisë së dy vendeve vijojnë të zhvillojnë patrullime të përbashkëta në Rrugën e Kombit, Lezhë, Durrës dhe në akse të tjera rrugore që lidhin zonat bregdetare të vendit.

Ndër qëllimet kryesore të patrullave të përbashkëta është parandalimi i aksidenteve dhe rritja e parametrave të sigurisë rrugore, të cilat synohet të përmbushen përmes këshillimit, orientimit dhe informimit të qytetarëve, turistëve dhe pushuesve.

Policia Rrugore apelon për qytetarët, turistët dhe pushuesit që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi vetëm në këtë mënyrë mbrohet jeta dhe shëndeti i çdo përdoruesi të rrugës. Gjithashtu, garanton reagim të menjëhershëm ndaj çdo kallëzimi për shkelje të këtyre rregullave.

M.T/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja