Sezoni turistik në Sarandë, Balluku: Furnizim pandërprerje me energji elektrike

Sezoni turistik në Sarandë, Balluku: Furnizim pandërprerje me energji elektrike

Investimet e realizuara nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në qytetin e Sarandës, do garantojnë një furnizim të pandërprerë me energji gjatë sezonit turistik.

Kështu ka bërë me dije ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila  inspektoi një prej investimeve të realizuara së fundmi në Sarandë.

Në tre vitet e fundit OSHEE ka investuar në këtë rreth afro 700 milionë lekë duke përfshirë ndërtimin e tre fiderave të rinj me rrjet 20 kV, ndërtimin e disa kabinave si dhe shtrimin e kabullit ABC.

“Është shumë e rëndësishme që gjatë sezonit të mos ketë ndërprerje. Sigurisht ngarkesa është shumë më e madhe pasi vizitorët këtu tejkalojnë dhe numrin e banorëve. Ju jeni të impenjuar për ta bërë këtë megjithatë përmes investimeve të reja ne kemi bërë shumë ndryshime sidomos ato që janë bërë në zonën e Sarandës qytet dhe zonën e Ksamilit dhe gjithçka kemi parashikuar për të ardhmen”, nënvizoi Balluku.

Ndërkaq, drejtori i OSHEE për rajonin Gjirokastër, Robert Lili, bëri të ditur planin e masave të marra sa i takon mbarëvajtjes së sezonit turistik në zonën bregdetare të Sarandës.

 “Kemi marrë masat, meqë jemi në prag të sezonit veror, për të mos munguar as një minutë energjia në gjithë bregun në zonën turistike të Sarandës. Kemi ngritur grupin 24 orë të gatishmërisë dhe e kemi shpërndarë duke filluar që nga Borshi, Saranda dhe Ksamili që është zona bregdetare e Sarandës për të qenë në gatishmëri të plotë për eliminimin në kohë rekord të çfarëdolloj defekti dhe kryesisht jemi përqendruar në parandalimin e ndodhjes së defekteve. Çdo ditë masim ngarkesat e çdo kabine për të bërë shpërndarjen e duhur që të mos kemi asnjë defekt, asnjë avari për të përballuar me sukses të gjithë sezonin”, u shpreh Lili.

Në qytetin e Sarandës por edhe zonat përreth, janë ulur ndjeshëm humbjet në rrjet. Në vitin 2013 humbjet në rrjet ishin në nivelin e 44 përqind ndërkohë që muajin e muajin e kaluar ishin 11 përqind. Ndërsa në bazë vjetore humbjet në rrjet në Sarandë janë në nivelin e 14.7 përqind.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë