Është fundjava e parë e shtatorit por plazhi për shumë pushes ende vijon. Nuk është fluksi i fundkorrikut apo muajit gusht por temperaturat janë ende të favorshme që njerëzit ta vazhdojnë ta mendojnë kalimin në bregdet një alternativë për ditët e tyre të pushimit.
Plazhet e Vlorës kanë ende pushues, madje edhe të ardhur nga Kosova, apo dhe nga SHBA. Pushtuesit në bregdet tregojnë në Report Tv se kanë zgjedhur pikërisht shtatorin për të bërë pushimet e verës, pasi sipas tyre kalohet më mirë për shkak të temperaturave jo të larta si gjatë muaji korrik apo gusht.
Sa ka filluar muaji i shtatorit. Jemi të kënaqur. Plazhi këtu është shmë i bukur. Kam ardhur nga Neë York në fakt. Çdo gjë është bukur. Qetësi. Më pëlqen shumë tani se pothuajse po ikin të gjithë vizitorët dhe është më qetë.
![]()
Pushuese
Është më qetë. Për familjarë është më qetë. Unë vij nga Peja. Vlora është shumë e mirë kam qënë edhe vitet e kaluara.
Pushues
Po kaloj shumë mire. Vij nga Mitrovica.
Pushuese
Shtatori ka nisur i ngrohtë, me temperatiura ideale për të kaluar një ditë apo fundjave në bregdet dhe natyrisht pushuesit nuk mungojnë, duke zgjatur pwrtej gushtit sezonin tursik.
/b.ha./Shqiptarja.comKomente

