Zv ministri i Mjedisit, Hajrullah Çeku në Report Tv: Synimi ynë të kthejmë turizmin në industri të qëndrueshme

I ftuar në studion e Report Tv, ishte Zv. ministri i Mjedisit, Hajrullah Çeku, cili foli për turizmin, problematikat dhe të ardhurat që vijnë nga turizmi. Çeku tha se gjatë periudhës Korrik-gusht në Shqipëri kanë ardhur 2.5 milion turistë të huaj. Por zv. ministri theksoi faktin se këtë sezon Shqipëria ishte më e pastër, kjo falë punës 6 mujore, ku u pastruan mijëra ton mbetje.

Më shumë biznese janë hapur gjatë kësaj periudhe. Kur jemi tek të ardhurat themi se turizmi ka kontribut të drejtpeërdrejtë. Sivjet kemi pas një rritje nga ana e turistëve të huaj që kishin destiancion Shqipërinë. 

Zv. ministri i Mjedisit, Hajrullah Çeku

I pyetur se ca ndodh me Shqipërinë, pse sezoni mbyllet shpejt, çfarë na ka penalizuar, Ceku tha se turistët nuk rrinë vetëm në plazh , por eksplorojnë edhe vende të tjera.

Keni të drejtë, një nga kritikat që kemi dëgjuar është se plazhet janë bosh. Por hotelet nuk kanë qenë bosh, sepse njerëzit nuk rrinë vetëm në plazhe, por vizitojnë edhe qytete të tjera, vizitojnë muze, bëjnë ecje në natyrë etj. Kështu Shqipëria nuk është vetëm destinacion i këtyre dy muajve të verës. Ajo që vërejmë është se sivjet kemi me shumë vizitorë në monumentet e kulturës. 

Zv. ministri i Mjedisit, Hajrullah Çeku

Ndërsa i pyetur se si ka qenë vendi ynë, përsa i përket problemeve me ndotjen dhe papatërtitë, Ceku tha se kemi punuar në mënyrë sistematike, prej një periudhe 6 mujore, ku u pastruan mijëra ton mbetje.

Ne kemi punuar në mënyrë sistematike dhe përmes një anketimi, si smile albania, Shqipëria tashmë nuk është në top listën e vendeve të ndotura. Kjo punë ka zgjatur 6 muaj, ku morën pjesë shumë vullnetarë dhe u pastruan mijëra ton mbetje. Falë kontrollimit të subjekteve nuk kemi më subjekte që derdhin mbetjet në det, kemi shtuar edhe koshat veçanërisht në zonat bregdetare.

Zv. ministri i Mjedisit, Hajrullah Çeku

Lidhur me turistët nga Kosova, zv.ministri i Mjedisit u shpreh se është hartuar një plan i përbashkët i paketës turistike dhe se kosovarët vazhdojnë të zenë vendin e parë në listën e turistëve të huaj që hyjnë në vendin tonë. 

Para disa ditësh zhvilluam një takim në Kosovë, ku hartuam një plan të përbashkët tyë paketës turistike, një plan veprimi i përbashkët. Statistiakat nuk janë ashtu siç reklamohen, sepse pushuesit nga Kosova janë në rritje, 3%. Pra kosovarët vazhdojnë të zenë vendin e parë në listën e turistëve të huaj që hyjnë në vendin tonë.

Zv. ministri i Mjedisit, Hajrullah Çeku

Sipas Zv.ministrit të Mjedisit, një numër në rritje të turistëve të huaj, janë polakët edhe çekët, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion turistik. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Skuadra më e ndjekur në botë s'është në Evropë, lihet pas Dortmundi! Inter 'mbret' në Itali

Skuadra më e ndjekur në botë s'është në Evropë, lihet pas Dortmundi! Inter 'mbret' në Itali