Kreu Inspektoriatit të Punës, u shpreh i kënaqur për faktin se në tërësi përfaqësuesit e bizneseve ju përgjigjën apelit të inspektoriatit të punës, për pajisjen e punonjësve me kontrata të rregullta pune, për futjen e punonjësve në skemën e pagesës së sigurimeve shoqërore, për moslejimin e orëve raskapitëse të punës për punonjësit, si dhe për fokusimin veçanërisht në rregullimin dhe monitorimin e punës së të miturve të grupmoshës nën 18-vjeç.
“Sezoni turistik pati një rritje të konsiderueshme të numrit te punëmarrësve, dhe përfshirjen e punonjësve në skemën e sigurimeve shoqërore dhe pse bëhet fjalë për punë sezonale, duke kujtuar se dikur ishte e vështirë të gjejë punëmarrës sezonalë të deklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore”, u shpreh Drejtori Inspektoriatit të Punës.
“Këtë vit, me ndryshimin e procedurës, e cila më parë funksiononte që inspektoret e punës bënin me dije organet e tatim-taksave për punëmarrës në punë të zezë, këtë vit inspektorët nëse evidentojnë në subjekte të liçensuara punëmarrës që nuk u derdhet kontributi i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, ata ndërhyrjnë me masa urgjente tek punëdhënësi duke detyruar përfshirjen e të gjithë punëmarrësve në skemë. Gjatë kësaj periudhe, vetëm nga punë e inspektorëve të punës, u arrit që të futeshin në skemën e pagesës së sigurimeve shoqërore 470 punonjës të rinj, që u gjetën në punë të zezë. Ndërkaq, duke kërkuar respektimin e të drejtave të punonjësve, që ju garanton kontrata e punës, u arrit që të pajiseshin me kontratë të rregullt punësimi më shumë se 800 punonjës, që ishin punësuar pa nënshkruar kontratë", tha kryeinspektori Ylli.
Një arritje në drejtim të punës sezonale, nuk ka qenë vetëm lufta kundër informalitetit, por dhe rregullimi i standarteve të posaçme për punëmarrësit në rastin e të miturve nën 18-vjeç.
"Falë inspektimeve të shpeshta, ky vit shënon dhe ndërgjegjësim më të lartë nga subjektet për pajisjen me autorizim për punemarres nen 18 vjec. Janë 150 autorizime të lëshuara nga degët rajonale të Inspektoriatit të Punës në gjthë vendin, për punësimin e të miturve. Duke pasur këtë inspektim, puna e të miturve bëhet më e monitorueshme dhe është gjithnjë nën mbikqyrjen e inspektorit të punës, që një i mitur i punësuar të ketë të gjithë të drejtat që i takojnë dhe të mos abuzohet me të. Kreu i Inspektoriatit të Punës, bëri dhe një apel për të gjithë subjektet që të mos punësojnë të mitur nën moshën 18-vjeç, pa pasur autorizim nga inspektoriati punës, pasi do të ketë masa të ashpra. Vetëm përmes një autorizimi të lëshuar nga inspektoriati punës, punonjës të këtyre grupmoshave do të jenë të mbrojtur në kushtet e punës për shëndetin dhe sigurinë e tyre" tha ai.
Rezultate të tjera që u bënë të ditura nga Drejtori Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli për këtë sezon:
75 inspektime më shumë se një vit më parë.
Rritje në numrin mesatar të punëmarrësve për subjekt, nga 7 që ishte një vit më parë në këtë periudhë është 7.9. Konstatohet numër me i madh i punëmarrësve sezonale për arsye se sezoni turistik është shoqëruar rritje aktiviteti ose hapje aktivitetesh te reja.
800 punonjës u gjeten pa kontrata dhe u rregullua marrëdhënia e tyre e punësimit bazuar në një kontratë të rregullt punësimi, qe garanton te drejtat e punonjësve.
Duke synuar gjithnjë e më shumë në zgjidhje e jo ndëshkim ndaj biznesit, janë 7 masa administrative “gjobë” ndaj subjekteve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)