Sfidë e ‘çmendur’ në Angli,Liverpool
triumfon pas 9 golave, Klop ‘fluturon’

Sfidë e ‘çmendur’ në Angli,Liverpool<br />triumfon pas 9 golave, Klop ‘fluturon’
Padyshim që ndeshja Norwich-Liverpool e përfunduar 4-5 mund të cilësohet më e ‘çmendura’ e vitit edhe pse 2016 sapo ka nisur dhe rekordi i 9 golave dhe spektaklit mund të thyhet, aq më tepër në Premier League.
 
Sfida nisi me avantazhin e Liverpool, që kaloi në epërsi shumë shpejt në minutën e 18 të pjesës së parë me Roberto Firmino, por gëzimi zgjati pak, pasi Norwich barazoi në të 29’ me Dieumerci Mbokani me një gol me finte.
 
4’ nga përfundim i pjesës së parë vendasit shënojnë golin e dytë me Steven Naismith , ndërsa me fillimin e pjesës së dytë Norwich thelloi avantazhin me golin e tretë me penallti me Wesley Hoolahan.
 
Liverpool nuk u dorëzua dhe fillimisht ngjushtoi diferencën me Jordan Henderson dhe më pas barazoi me Roberto Firmino.
 
James Milner në të 75’ kaloi në avantazh të kuqtë për herë të dytë duke krijuar idenë se gjithçka u mbyll, por Sebastien Bassong në të 90’ barazoi sërish.
 
Megjithatë edhe pse duheshin edhe 2’ nga fundi, Klop besonte ende te fitorja duke inkurajuar të tijët duke inspiruar Adam Lallana për golin e 5 duke sjellë një festë të shfrenuar.  
 
Pas ndeshjes Klop deklaroi se “Ndeshje e pabesueshme. Kishim shumë probleme sot, por luajtëm futboll dhe shënuam gola shumë të bukur.

Mendoj se merituam të fitonim këtë ndeshje spektakolare. Sigurisht se ishim me fat, por nuk ishim me fat kur ata barazuan rezultatin në kohën shtesë, ky është një emocion i madh”.


d.b/shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim