Sfida deçizive kundër çekëve, Shaland: Të largojmë presionin, ambicia ishte të luanim mirë

Sfida deçizive kundër çekëve, Shaland: Të largojmë presionin, ambicia ishte të luanim mirë

Të enjten Kosova do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të grupit që vendos fatet e kualifikimit kundër Republikës Çeke në transfertë. ‘Dardanëve’ u duhet vetëm fitorja për të shpresuar më tej, por trajneri Shaland për këtë sfidë deklaron se duhet të shmanget presioni.

“Unë dua të fitoj, kjo është e qartë. 1-0 ose 2-1 për ne do të ishte e kënaqshme. Nuk do të kishte shumë rëndësi. Mentaliteti i lojtarëve tanë është lart, por kjo nuk është e mjaftueshme. Nëse dëshiron të shkosh në Europian, nuk mjafton shpirti. I rëndësishëm është mentaliteti teknik, kualiteti, taktika, sulmi, mbrojtja, mesfusha. Ne duhet të luajmë futboll. Të luajmë mirë së bashku.

Rezultati arrihet nëse luajmë mirë. Ne duhet të luftojmë, të vrapojmë, të kemi vendosje të mirë taktike, të tregojmë mentalitet të tillë në çdo ndeshje. Duhet ta bëjmë një paraqitje të madhe. Çekia e ka një ekip mjaft të mirë. Na pret një ndeshje mjaft e rëndësishme. Duhet ta kemi një paraqitje sa më mbresëlënëse. Presioni që ju bëj unë lojtarëve është qe ta japin gjithmonë më të mirën, e jo për rezultatin.

Kur e shoh këtë numër të madh gazetarësh, e kuptoj që përpara kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme. Nëse e kujtojmë shortin, kujtojmë ambiciet që kemi pasur atëherë dhe ato ambicie kanë qenë që të zhvillojmë ndeshje të mira, por jo që t’i krijojmë vetes presion të tepruar. Shumë njerëz po mendojmë se ne duhet patjetër të fitojmë kundër Çekisë dhe nëse nuk fitojmë çdo gjë ka mbaruar.

Unë nuk mendoj kështu dhe nuk e shoh atë ndeshje në atë mënyrë. Përjashtuar ndeshjen me Anglinë, asnjë skuadër nuk ka pasur paraqitje më të mira sesa Çekia. Asnjë kundërshtar tjetër nuk ka pasur 6 raste shënimi ndaj nesh, vetëm çekët. Për fitoren e tyre ndaj Anglisë të gjithë kemi qenë të befasuar, por po ju them se atë ndeshje e ka fituar skuadra më e mirë në fushë,”-u shpreh Bernard Shaland.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar