Sfida e 14 majit, Gledjan Llatja për Report Tv: I sigurt në fitore, kemi projekte të mëdha për Elbasanin! Pika e dobët e rivalit? Boçi kandidat i Berishës dhe Metës

Në Elbasan kandidati i Partisë Socialiste, Gledjan Llatja thotë se nuk e diskuton fitoren e një mandat të dytë si drejtues i Bashkisë. Në një intervistë dhënë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Llatja thotë se ka projekte shumë të mëdha për qytetin.

“Ne kemi 4 vite që kemi filluar fushatën. Po ecim mirë. Nuk është fushatë pompoze me ekrane të mëdhenj. Kemi projekte shumë të mëdha për zhvillimin e qytetit. Ne kemi bërë shumë në mandatin e parë. Kemi nisur projekte të mira për zhvillimin ekonomik të qytetit. Nga qytet tipik industrial kemi filluar forcimin e siteve tona turistike. Shëtitorja buzë lumit Shkumbin është një projekt ambicioz. Janë projekte të mëdha. Sigurisht që edhe zgjidhja e problematikave. Ka lidhje me infrastrukturën. Kemi program shumë të detajuar. Gjithashtu edhe infrastruktura shkollore, që është një nga kryesoret ka një fokusim të veçantë në platformën tonë.  Ky 4-vjeçar do të jetë për punë të fortë”, tha Llatja.

Diferencën më rivalin e tij të ‘Bashkë Fitojmë’ e shikon të thjeshtë. Socialisti Gledjan Llatja thotë se përfaqëson një forcë politike në qytet, frymën e saj, ndërkohë që Luçiano Boçi sipas tij është përfaqësues i dy njerëzve si Ilir Meta dhe Sali Berishën.

“Ne përfaqësojmë një forcë politike, qytetarët tanë, simpatizantët tanë. Unë këtu përfaqësues Partinë Socialiste e cila ka treguar se në këto vite ka sjellë ndryshimin. Z. Boçi e ka këtë problematike se nuk e ka Partinë Demokratike që e mbështet, por përfaqëson Ilir Metën dhe Sali Berishën në Elbasan”, u shpreh kreu i Bashkisë Elbasan.

I pyetur për objektivin për Këshillin Bashkiak Elbasan, Llatja thotë se PS synon të marrë shumicën e anëtarë.

“Ne do të marrim shumicën, mbi 26 anëtarë.  Ne jemi një ekip shumë i mirë qeverisës në Elbasan. Sa i përket qarkut ne do t’i fitojmë të gjitha bashkitë e Elbasanit”, tha ndër të tjera në intervistën për Report Tv, kandidati socialist Gledjan Llatja.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës