Sfida e madhe e SPAK/ Sali Berisha 20 muaj aksion politik me vetëm 100 mijë euro kursime! Cili është burimi i parave?

Sfida e madhe e SPAK/ Sali Berisha 20 muaj aksion politik me vetëm 100 mijë euro kursime! Cili është burimi i parave?

Sali Berisha

Në shtator të vitit 2021, Sali Berisha ka deklaruar nga fillimi pasurinë e plotë, për shkak të dorëzimit të mandatit të deputetit në mars të vitit 2019 dhe rizgjedhjes deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021. Në këtë deklaratë, Berisha tregon të gjitha kursimet e tij dhe të bashkëshortes ndër vite që janë rreth 100 mijë euro, të ndara në llogari bankare me shuma 5'554' 833 lekë, 36 218 USD, 9 872 euro, 600 lekë dhe 1 235 401 lekë. Nga shtatori i vitit 2021, kur Lulzim Basha e përjashtoi nga partia për të zgjidhur problemin me amerikanët që e shpallën non grata, Sali Berisha ka nisur një aksion politik që ka një kosto financiare.

Nuk ka një shifër të saktë për faturën financiare, qindra, miliona apo dhjetëra milionë euro. Po kujtomë vetëm disa nga shpenzimet e dukshme dhe të domosdoshme, si organizimi i 27 foltoreve në Tiranë dhe rrethe, disa mitingje kombëtare në Tiranë, folotore në distancë në SHBA, aktivitete që diktojnë marrjen me qira të sallave të konferencave në hotele, sallave të teatrove apo qendrave të tjera publike, materiale teknike, dekor, flamuj, banderola etj.

Një kosto financiare ka edhe eskorta me vargun e makinave luksoze që shoqëronte Berishën, konsumimi i karburantit, stafi mbështetës etj. Mister mbetet edhe burimi i financimit të mbajtjes së Kuvendit në stadiumin ‘Air Albania’, me skelën gjigante, ekrane të mëdhenj modernë, materiale të tjera skenike, qiranë, biletat e udhëtimit për ata që pretendohet se erdhën nga jashtë, materiale votimi dhe funksioni i strukturave të reja që dolën nga Kuvendit.

Para dhe pas mbajtjes së Kuvendit, Sali Berisha nisi edhe një fushatë intensive publicitare nëpër televizione, duke angazhuar edhe televizionin e familjes së tij. Fushata është ngjashme me ato të partive të politike në prag të zgjedhjeve, dhe si e tillë ka një faturë financiare. Sali Berisha ka kontraktuar edhe një nga avokatët më të njohur dhe të shtrenjtë në Evropës, Jean-yves le Borgne, në kuadër të luftës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jean-yves le Borgne rezulton ndër më të kërkuarit në Evropë, me klientë nga më të rëndësishmit.

Pas marrjes së selisë qendrore, nuk dihet burimi i shpenzimeve për ujë dhe drita, internet, logjistikë dhe shpenzimet për pagat, pasi llogaritë e partisë i ka Alibeaj dhe stafi i tij. Me 21 prill 2023, Berisha ka angazhuar kompaninë e lobimit “PRIME Policy Group” për të zbuluar se kush qëndron pas shpalljes së tij non grata nga SHBA. Ky lobim thuhet se po bëhet në mënyrë vullnetare nga kompania.

Prej tre javësh, jashtë çdo kontrolli të KQZ-së, Sali Berisha po bën një fushatë intensive zgjedhore dhe sipas AMA-s qëndron në krye për kohë televizive. Ku i gjen paratë Sali Berisha për të mbuluar shpenzimet e një aksioni politik 20-muajor me vetëm 100 mijë euro kursime? Cili është burimi i financimit? A është gjithë ku aksion dëshmi e një historie korrupsioni dhe pastrimi parash?!

Kursimet ndër vite të Berishës

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 05/05/2023 20:36

    Po pse ekziston SPAKU=ASPAKU,sipas gangsterit Non Grata, qe te hetoje me inisiative korrupsionin dhe krimet e tij? Ky organ kur permendet emri i ketij banditi me damke futet nen tavoline qe te mos duket.Ka te tjere qe mund te ndiqen,por jo gjeneral koloneli, apo komandanti i pergjithshem i mafies me jaka te bardha ne Shqiperi dhe i krimit e i qindesheve te zeza vicidolas!Kurre ne bote!

    Përgjigju
    • e drejta: 06/05/2023 14:49

      PER KETE BANDIT ESHTE ASPAKU , SEPSE KY JA DI TE GJITHA HORRLLUQET E DALLAVERET QE KANE BERE NDER VITE GJYKATESIT E PLEPAVE..ME PAK FJALE I KA NE DORE

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë