Të shtunën në 18:30 do të zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e kampionatit gjerman Bayern Munchen - Borussia Dortmund. Sfida i gjen dy ekipet me objektiva të kundërta, por rivaliteti i madh e bën të paparashikueshme.

Bayneri thuajse ka siguruar titullin e radhës kampion, ndërsa Dortmundi ende nuk ka siguruar mbijetesën. Por duke u nisur nga mungesa e disa titullarëve, Guardiola i trembet sfidës me Dortmundin. 

“Në prill vendoset gjithçka, është muaji kur çdo ndeshje është finale. Jemi në fazën më të rëndësishme të sezonit, me ndeshje të vështira në kampionat, kupë dhe Champions. Megjithatë kam besim se do të fitojmë ndaj Dortmund, pasi jemi të motivuar”. Bayern Munchen nuk do të ketë për Borussia Dortmund Martínez, Ribery, Robben dhe David Alaba.


d.b/shqiptarja.com