Sfida me Laçin, Lerda: As ndaj skuadrës më të fortë në botë nuk do ta pranoja barazimin

Sfida me Laçin, Lerda: As ndaj skuadrës më të fortë në botë nuk do ta pranoja barazimin

Partizani të dielën do të luajë në transfertë një ndeshje të vështirë kundër Laçit, skuadrës së drejtuar nga Starova që i ka hapur gjithmonë probleme kampionëve në fuqi. Kjo sfidë e vlefshme për javën e katërt të Superligës do të tregojë shumë për vazhdimësinë e të kuqve, të cilët vijnë pas dy fitoresh. Në prag të takimit trajneri Fraco Lerda është shprehur:

"Do të jetë një provë e rëndësishme sfida me Laçin pasi jo vetëm ky kundërshtar, por të gjithë do të japin maksimumin ndaj nesh pasi jemi kampionët në fuqi. Mendoj se asnjë ndeshje nuk do të jetë e lehtë, ndoshta siç ka ndodhur sezonin e kaluar. Do të luajmë në një ambient shumë të vështirë, duke ditur se Laçi ka nevojë edhe për pikë. Pa harruar se kjo skuadër ka edhe një trajner si Starova që e njeh mjaft mirë Partizanin."

Laçi ka vetëm një pikë pas 3 javësh dhe në këtë sfidë do të synojë patjetër fitoren, por sipas Lerdës Partizani asnjëherë nuk futet në fushë për humbje apo diçka më shumë.

"Nuk do të pranoja barazim në sfidën me Laçit. Unë e përgatis skuadrën gjatë javës që kur të futet në fushë të marrë vetëm maksimumin. Më pas do të jetë fusha ajo që do të tregojë rezultatin. Brazimin nuk do ta pranoja as ndaj skuadrës më të fortë në botë, pasi në rast se ka edhe 1 përqind mundësi do të synoj ti marr maksimumin."

Po të dielën në orën 16:00 në Ballsh do të luhet sfida mes Bylisit dhe Kukësit, e cila mbyll edhe javën e katërt të Superligës.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Libir, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat

Dita Ndërkombëtare e Libir, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat