Partizani-Laçi ishte programuar si ndeshja hapëse e javës së 13 të Superligës që do të luhej të premten në Selman Stërmasi, por sfida është shtyrë me 72 orë ose tre ditë. Kjo për arsyen se ‘Selman Stërmasi’, stadiumi ku Partizani luan si skuadër pritëse, është në rikonstruksion për barin e fushës.
Më herët u fol se ndeshja mund të luhej në Durrës në Niko Dovana, por edhe atje situata ishte e ngjashme. Nëpërmjet një reagimi në rrjetët sociale Partizani ka bërë edhe shpjegimin përse nuk mund të luajë dot në kryeqytet.
Postimi i Partizanit:
KATEGORIA SUPERIORE / JAVA 13
FK PARTIZANI
E HËNË 25 NËNTOR
ORA 18:00
STADIUMI "ELBASAN ARENA“ ELBASAN
Ju njoftojmë se ky takim do të zhvillohet në stadiumin "Elbasan Arena". Klubi ka zhvendosur luajtjen e kësaj sfide jasht kryeqytetit si pasojë e mbjelljes së fushës të stadiumit "Selman Stërmasi" nga KF Tirana proçes, i cili do të zgjasë 15 - 20 ditë.
Ftojmë të gjithë familjen e kuqe në përkrahje të ekipit ditën e hënë ora 18:00 në "Elbasan Arena".