Sfida në BB6: Joana largon veten,
zgjedh që Anaidi të vazhdojë garën

Sfida në BB6: Joana largon veten, <br />zgjedh që Anaidi të vazhdojë garën
E shtuna pati mjaft surpriza dhe banorët u njohën me sekretet që kishin fshehur gjatë lojës

Prezantuesja, Arbana Osmani që në fillim të spektaklit zbuloi se një nga surprizat e kësaj të shtune është fakti se banorët tashmë nuk do të fshihen më pas sekreteve të tyre.

Në shtëpinë e Vëllait të Madh të gjithë banorët u njohën me sekretet që kanë fshehur gjatë gjithë kohës që kanë qëndruar brenda.

Por, banorëve nuk u është lejuar që t’i tregojnë njëri-tjetrit se sekretin e kujt kanë gjetur dhe se sa lekë kanë në llogaritë e tyre.

Njëri pas tjetrit u zbuluan të fshehtat që kanë mbartur me vete të gjithë, përfshirë edhe banorët që tashmë nuk janë më pjesë e lojës dhe kanë dalë jashtë me votat e publikut.

Për publikun, por edhe për lojtarët tashmë loja ka ndryshuar, pasi shumë prej të eleminuarëve kanë thënë se fakti që kishin një sekret i ka penalizuar shpesh në lojën e “Big Brother”, pasi nuk kanë pasur mundësi të flasin për një pjesë të jetës së tyre.

Ndërkohë vajzat Joana, Elona dhe Rike që kanë thyer rregullat duke fikur mikrofonat, gjatë javës janë penalizuar dhe janë detyruar të flasin me autoparlant.



Zbulimi i sekreteve, banorët habi dhe diskutime

Siç u tha në fillim të spektaklit kjo natë u dedikohej sekreteve që banorët kishin sjellë nga jashtë.

I pari u zbulua sekreti i Etlevës, ku Joana pohoi se e kishte pikasur që kishte të bënte me kanunin.

Ndërsa Eldora u shpreh se ishte mjaft e prekur nga ajo që pa.


Misioni i Arsimit për të nominuar Anaidin

Anaidi pasi mësoi se ishte pikërisht Arsimi që e dërgoi në nominim të përhershëm, pohoi se pas arsyes pse ishte nominuar është ndjerë mjaft mirë.

Ai tha se e falenderonte Arsimin për nominim që i ka bërë. i dyti u zbulua sekreti i Elenës.

Anaidi tha se nuk ia priste mendja që mund ta kishte Elena me këtë sekret, pasi kishte dyshuar për Joanën.

Ndërsa Eldora u shpreh se kishte dyshuar për këtë fakt.

Zbulimi i sekretit të Eldorës për banorët ku u tregua sesi ajo kishte jetuar në shtëpinë e “Big Brother” duke pirë ilaçet dhe duke kryer vazhdimisht transfuzione gjaku, i cili është jetikë për të duket se i preku të gjithë.

Pas rrëfimit të nënës së Eldorës disa nga banorët nuk i kanë mbajtur dot lotët.

Skena që kanë parë i ka prekur të gjithë lojtarë në shtëpinë e Big Brother.

Joana u shpreh se e dinte që ky sekret i përkiste Eldorës, por Vëllai i Madh i bëri të ditur se ajo nuk kishte diskutuar rreth këtij sekreti.

Shpendi u shpreh se i vinte mirë që Eldora ishte një banore e fortë pavarësisht sëmundjes së saj.

Eldora vetë u shpreh se ishte mirë që këtë sekret ta dinin edhe banorët, derisa publiku jashtë ka informacion për të.

Thuajse të gjithë janë solidarizuar dhe kanë vlerësuar faktin se Eldora është kujdesur më shumë për të tjerët se sa për veten e saj gjatë kësaj kohe.

Më pas spektakli vazhdoi duke zbuluar një tjetër mision, atë të Rikes që ishte të lyente flokët e të gjithë banorëve.

Zbulimi i misonit të vajzës bukuroshe hapi jo pak diskutime mes banorëve.



Sekreti i Elonës, i cili brenda në shtëpi është zbuluar nga Anaidi ka surprizuar banorët edhe pse disa prej tyre pohuan se kishin pasur dyshime se Elona merrej me një sport të tillë, si Taekëondo .

Pas sekretit të Elonës, banorët janë njohur me marrëdhënien konfliktuale të Shpendit dhe babait të tij.

Banorët kanë rënë në gjurmë të sekretit të Shpendit dhe ka qenë Iliri ai që e ka zbuluar këtë gjë brenda shtëpisë duke fituar edhe shumën përkatëse të lekëve.

Shpendi ishte banori që prej 13 muajsh nuk fliste me të atin pas shumë konflikteve familjare që kishin pasur, sidomos lidhur me biznesin.

Madje jashtë është aluduar se i ati mund të kishte qenë edhe shkaku i divorcit të tij, por kjo gjë është mohuar nga motra e Shpendit me deklaratat e dhëna në media.

Shpendi i kërkoi falje publike nënës dhe vajzës së tij.

Ai u shpreh se nuk është penduar për asgjë pasi ka dhënë maksimumin për familjen e tij.

Shpendi tha se nuk do të kthehej mbrapa sa i përket raportit me të atin e tij.

Mbrëmja vazhdoi dhe banorët u njohën me sekretin e Xhimit, i cili ishte i martuar dhe që për lojën duhej të shtirej si beqar.

Për sekretin e tij banorët nuk patën ndonjë reagim veç habisë.

Joana tha se nuk do e kishte menduar kurrë që Xhimi mund të ishte i martuar.

Ndërsa Eldora tha se Jonilda i kishte rënë në të sekretit të Xhimit, pasi e kishte provokuar për të fjetur bashkë dhe ai nuk kishte pranuar.

Me anë të një klipi u zbulua se Edberi dhe Vigani janë një konkurrent i vetëm.

Ndërsa dy djemtë nga Kosova treguan se ishin argëtuar me këtë mision që kishin me vete në shtëpinë e banorëve.

Vëllai i madh pas zbulimit të sekretit të djemve mori vendimin që tashmë ata të dy të mos jenë më një konkurrent i vetëm, por secili të luajnë lojën e vet, individualisht.

Sekreti tjetër që u zbulua pas lojës që iu bë çiftit të Big Brother ishte ai i Marselinit, i cili ka punuar si zhigolo.

Iliri tha se mendonte se e gjitha kjo ishte gënjeshtër.

Pas Marselinit u zbulua sekreti i Oltës, e cila ishte vegjetariane.

Kjo e fshehtë është zbuluar me lehtësi nga banorët edhe pse tashmë ish-banorja është larguar nga loja.

Banorët u habitën kur morën vesh se Anaidi ishte personi që kujdesej për një person me aftësi të kufizuara.

Elona u ngrit dhe e përgëzoi Anaidin pasi mësoi këtë gjë pavarësisht konflikteve mes tyre për shkak të lojës.

Shpendi ishte banori tjetër që e vlerësoi atë që bëntë Anaidi.

Pasi banorët mësuan sekretin e Joanës se kishte 100 palë këpucë asnjë prej tyre nuk ka reaguar.

Në fund fare u zbulua sekreti i Ilirit, i cili di plot 1000 tekste këngësh.




Joana zgjedh Anaidin për të vazhduar lojën, largon veten

Të nominuarit e javës, e cila nuk ka pasur televotim kanë qenë Eldora, Joana dhe Anaidi.

Pasi janë pyetur për strategjitë që kanë ndjekur në BB, të nominuarëve u është bërë një lojë nga Vëllai i Madh.

E para që i shpëtoi eleminimit të sajuar ishte Eldora, ndërkohë që mes Joanës dhe Anaidit u shtua tensioni pasi menduan se njëri prej tyre do të largohej nga loja.

Anaidi në dhomën e rrëfimit tregoi se Joana ishte bërë shumë e rëndësishme për të krejt papritur, edhe pse para se të hynte bë BB6 kishte vendosur të mos krijonte lidhje me asnjë femër.

Ai gjithashtu tha se e do shumë fitoren, më shumë se çdo gjë tjetër.

Loja e Vëllai të Madh vazhdoi duke e vënë Anaidin përpara zgjedhjes se kush dëshironte që ta linte lojën, ai apo Joana.

Anaidi u përgjigj se Joana do ishte e vetmuar nëse do rrinte brenda, ndaj si lojtar më i fortë ai do ta përballonte më mirë këtë garë.

Joana nga ana e vet tha se e ndjente se do të ishte ajo që do ta linte garën dhe se Anaidin e ka parë gjithnjë si një konkurrent shumë të fortë.

Arbana vazhdoi me lojën duke thënë se këtë vit ka një përjashtim dhe se ata vendosin se kush dëshiron të qëndrojë në shtëpi.

Joana tha se me Anaidin tashmë janë një.

Joana pasi u përlot si zakonisht dhe pas shumë shpjegimeve se ata të dy duhet të shkojnë në finale, në fund pohoi se Anaidi e meritonte më shumë Bigun dhe zgjodhi që mes saj dhe Anaidit, të largohej ajo dhe Anaidi të vazhdonte garën.


Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve

Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve