Sfida Partizani-Skënderbeu
hyrja do jetë falas për fëmijët

Sfida Partizani-Skënderbeu<br />hyrja do jetë falas për fëmijët
Partizani nis përgatitijet për ndeshjen me Skënderbeun në “Selman Stermasi” në fundjavë. 
 
Në prag të ndeshjes me Skënderbeun, vendimtare për fatet e titullit kampion, pas pagesës së gjysmës së mbetur të dënimit, klubi i Partizanit bën me dije se hyrja për tifozët poshtë moshës 10-vjeç në tribunat C, D1,E,F dhe G, të jetë falas.
 
Në komunikatë bëhet me dije gjithashtu edhe lista e plotë e çmimeve për të gjithë sektorët duke nisur nga 2 mijë lek në A dhe B dhe për vazhduar në sektorët C,D1,E,F,G me çmime 5 mijë lekë.
 
Korçarët do të akomodohen në tribunat H1 dhe H2. Të gjithë të interesuarit për ta ndjekur nga afër këtë takim mund t’i gjejnë biletat në rrugën “Myslym Shyri”.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve