Sfida për drejtimin e OSBE, Xhafaj për Report Tv: Duhet bashkëpunim me opozitën...Rishikim buxhetit

TIRANE - Diplomacia shqiptare do të përballet me një sfidë të rëndësishme, drejtimi i OSBE për një periudhë 1 vjecare. Zv. Ministri i Punëve të Jashtme Etjen Xhafaj në një intervistë për Report Tv shpreh nevojën e një bashkëpunimi me opozitën shqiptare, pasi sipas tij do të jetë në interesin të kombit shqiptar. Sulmet e opozitës ndaj përfaqësuesve të OSBE/ODHIR, Xhafaj i quan të papranueshme.

“Kemi pasur sulm të paprecedentë kundër ambasadorit specifik sepse nuk thonin gjërat që dëshironte opozita dhe kemi pasur radikalizim të qëndrimit jo vetëm ndaj ambasadorit të OSBE dhe përfaqësues të tjerë të kësaj organizate, por edhe ndaj ambasadorëve të tjerë që përfaqësojnë vende të tjera. Kjo është diçka e papranueshme për diplomacinë. Nuk ka qenë e pranueshme as para 500 vjetësh. Sigurisht kjo nuk është një e mirë që na shtohet. Por ne jemi të gjithë koshient se për çështje të mëdha të vendit dhe që kanë një rëndësi të madhe për peshën që i japin vendit dhe qytetarëve, që nga i gjithë procesi i hapjes së negociatave apo kryesimit të OSBE, është shumë e rëndësishme që të kemi një bashkim, një unifikim në favor të interesit kombëtar”, tha zv. Ministri.

Drejtimi i OSBE nga Shqipëria do të ketë kosto. Xhafaj sqaron se shumica e shpenzimeve do të jetë në gjysmën e dytë të vitit, dhe deri atëherë do të ketë sërish rishikim të buxhetit.

Vende të ndryshme kane qasje të ndryshme ndaj kryesimit. Ka vende që kanë shpenzuar shuma marramendëse parash në organizimin e aktiviteteve sepse ky është funksioni kryesor ku shkojnë paratë, sepse ka një numër të lartë aktivitetesh të cilat organizohen çdo vit dhe kulmohen me takimin e ministrave si ai që ndodhi në Bratislavë. I gjithë planifikimi i buxhetit të vendit kryesues bëhet në këtë bazë. Sigurisht edhe ne e kemi bërë një planifikim të tillë. Dhe planifikimi me atë që është akorduar në buxhet që është më tepër se 4 milion dollarë. Duke qenë se shumica e shpenzimeve janë në gjysmën e dytë të vitit dhe ne do ta rishikojmë buxhetin gjatë vitit, është akorduar një buxhet i mjaftueshëm për të përballuar gjithë aktivitetet dhe të gjithë pjesën e zhvillimeve që do ketë nevojë në gjashtë mujorin e parë dhe më pas do të ketë një rivlerësim të dytë”, u shpreh Xhafaj. 

Këtë eksperiencë, Zv ministri e quan një sfidë për vendin dhe diplomacinë shqiptare, në kushtet kur vendi është në krizë.

“Sigurisht që do të ishte më e lehtë nëse nuk do të kishim probleme të brendshme sepse dashur pa dashur reflektohen dhe në arenën ndërkombëtare dhe një pjesë e tyre janë dhe të skajshme në prezantimin e këtyre problematikave, sepse gjërat që thuhen për Shqipërinë në Shqipëri nuk thuhen në asnjë vend tjetër. Megjithatë roli i Shqipërisë është një rol që ka forcimin e bazës jo vetëm në rajon. Mendoj se nëpërmjet programit të prioriteteve do kemi mundësi që të tregojmë që do jemi jo vetëm një faktor bonus por edhe për të treguar dhe pjesët më të mira dhe të historisë së Shqipërisë”, tha ndër të tjera zv. ministri Xhafaj.

Kryetari i Përgjithshëm i OSBE-së, dhe Kryeministri Rama, në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme do të zhvillojnë një takim në Vjenë në 9 janar, për të paraqitur programin dhe përparësitë e Shqipërisë Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë