Sfidat e sigurisë kombëtare paralelizuar me situatën e konflikteve në rajon dhe botë, u diskutuan nga Ministri i mbrojtjes me gjeneralë dhe ushtarakë me grada madhore. Tashmë Shqipëria ka një edhe strategji të re të mbrojtjes kombëtare e miratuar këtë të enjte në parlament për të cilën Gjeneral major Jeronim Bazo thotë....
Ministri Niko Peleshi ka ndarë me ekspertët e fushës projektet më kryesore të mbrojtjes. Parashikohet që baza e Kuçovës të inaugurohet në 4 mars me një ceremoni demonstrimi ku do të jenë edhe disa shtete të aleancës së NATO.
“Në 4 mars hapet baza e Kuçovë, do të ketë një demonstrim shumë të rëndësishëm. Do të ketë edhe shtete të tjera që marrin pjesë në këtë demonstrim. Do ti japë rëndësinë që i takon kësaj baze më të rëndësishme të NATO në Ballkan.
Porti ushtarak, po lobojmë në NATO për ta ndërtuar këtë port ushtarak si port hyrës në NATO me modelin e Kuçovës, të investuar nga NATO dhe buxheti ynë”, tha Peleshi.
Ushtarakët rezervistë dhe drejtues të shoqatave propozojnë që të kthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak
“Të vihet shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Nuk mbrohet një vend me ndihmë e të tjerëve. Ka 30 vjet që bëhet propagandë e keq kundër fortifikimit dhe shërbimi rezervist. Në vitin 2000 në Shkodër ne gjetëm 30% të shërbimit të detyrueshëm se të tjerët ishin në Angli. Po ashtu edhe për fortifikimet”, tha Gjeneralmajor Kristaq Karoli.
Për 2024 buxheti i mbrojtjes është në nivelin 2% të PBB, sipas kërkesave të NATO-s duke e rritur 22% krahasuar me 2023. Fokusi është forcimi Mbrojtjes Kundërajrore, së shpejti do të fillojë flota e dronëve BAYRAKTAR, konsolidimi i Flotës së helikopterëve Balck Haëk, avancimi inovativ dhe teknologjik. Shqipëria është e angazhuar në 8 misione ndërkombëtare të NATO, BE dhe OKB, ku janë angazhuar 172 personel ushtarak. Ndërsa vitin tjetër Shqipëria do të shtojë praninë e saj në KFOR, Bosnje-Hercegovinë dhe po vlerësohen angazhime te tjera shtesë në NATO dhe BE.
ka ndonje adrese ku te denoncohet krimin kibernetik ne kuader te sigurise
Përgjigju