Sfidë prestigji në Angli, E. League përball M.United me Romën! Fonseca: Nuk do shkojmë për t'u mbrojtur (VIDEO)

Pas Champions League sonte është rradha e Europa League për të zhvilluar dy ndeshjet gjysmëfinale, që është edhe faza me emocionuese e këtij kompeticioni.

Në Angli Manchester United do të presë Romën, e cila ka pretendime të mëdha për fitimin e kësaj kupe, por përballë gjen një kundërshtar jo vetëm më të fortë në letër, por edhe të uritur për të mbyllur sezonin me një trofe. Skuadra e drejtuar nga Solskjaer Martial dhe Jonson, ndërsa te italianët vijojnë të jenë të dëmtuar Zaniolo dhe Pedro.

Në prag të përballjes së parë trajneri i Romës Fonseca është shprehur se ‘është një mundësi e artë jo vetëm për klubin, por për qytetin dhe lojtarët. Ata kanë lojtarë tejet cilësorë, por ne nuk do luajmë në Angli vetëm për t’u mbrojtur’,-tha ai.

Ndërkohë përballja tjetër gjysmëfinale do luhet në Spanjë mes Villareal dhe Arsenal. Për vendasit është një shans i artë për të triumfuar në kontinentin e vjetër, ndërsa Arsenal kërkon fitoren jo vetëm për Kupën, por edhe për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi kjo është mundësia e vetme.

Villareal në ndeshjen e parë ka të padisponueshëm Iborra-n, ndërsa te londinezët mungon David Luiz, i cili është i dëmtuar.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë