Sfidoi Bashkimin Sovjetik/ Ringrihet legjendarja nëndetësja '105', do kthehet në atraksion turistik (FOTO)

Sfidoi Bashkimin Sovjetik/ Ringrihet legjendarja nëndetësja '105', do kthehet në atraksion turistik (FOTO)

Nëndetësja '105'

Nëndetësja legjendare "105" e cila u bë e famshme në vitet e diktaturës kur Shqipëria po shkëpuste marrëdhëniet politike dhe ekonomike me Bashkimin Sovjetik, do të jetë një prej atraksioneve turistike në vend. Kur rusët po tërhiqnin armatimin nga baza ushtarake e Pasha Limanit në Vlorë në vitin 1961, një pjesë e armatimeve u mbajtën forcërisht nga shqiptarët, mes tyre edhe nëndetësja "105". Pas 57 vitesh, nëndetësja e famshme del sërish në skenë, ndonëse jo si para 5 dekadash. Specialistët kanë punuar për katër vite për ta rikthyer atë në gjendjen që ishte para vitit 1997 kur u shkatërrua.

Specialisti i trashëgimisë kulturore shpirtërore Sejmen Gjokoli, ka bërë publik lajmin që e shoqëron me disa foto se si duket sot nëndetësja. Ai shkruan se tashmë ajo është rindërtuar dhe gjithçka është në vend.

“E shkatërruar dhe e zhveshur tërësisht në vitin e mbrapshtë ‘97, ajo do të mbetej ashtu bark tharë e lidhur në një nga kalatat e bazës ushtarake të Pashait”, shkruan Gjokoli në rrjetin social “Facebook”. 

POSTIMI I PLOTE:
NJË ASET QË FLE NË DET…

( -ose ringritja e Nëndetëses 105-)

Kam kohë që i ruaj pa publikuar këto foto.
Prej dimrit që shkoi, ditës që pata rastin të vizitoj nga afër Nëndetësen 105, të famshmen historike të Pashalimanit të viteve gjashtëdhjetë.

E quaj fat atë moment kur për të parën herë do të hyja në “barkun” e një nëndetësje e ca më tepër kur ky mjet i sofistikuar ushtarak lidhet me një nga historitë më të lavdishme e më dridhëruese të ushtrisë shqiptare në vitet e luftës së ftohtë. E shkatërruar dhe e zhveshur tërësisht në vitin e mbrapshtë ‘97, ajo do të mbetej ashtu bark tharë e lidhur në një nga kalatat e bazës ushtarake të Pashait.

Këtu do t’i shpëtonte edhe “skartimit” të çmendur kur simotrat u bënë skrap për pangopësinë. Askush se di, ose më mirë të them fare pak e dinë që, pikërisht brenda kësaj nëndetësje, për rreth tri apo katër vite dy burra, dy ish-specialistë të teknikës së kohës, kanë punuar pa ndërprerë për ta ringritur e për ti dhënë shkëlqimin e madhështinë e dikurshme.

Me thonj kanë punuar e ashtu një e nga një ja kanë gjetur e montuar paisjet, pjesët dhe aksesorët e rrjepur barbarisht. Prej rrjetit elektrik, të ajrimit e aspirimit, vendkomandës, pultin e drejtimit, dhomën e silurave, krevatet e marinarëve, guzhinën etj. Gjer te dhomat zyra të komandantit e komisarit, të dya përballë njera tjetrës të ndara nga koridori i ngushtë.


(Sejmen Gjokoli, specialisti i trashëgimisë te nëndetësja 105)

Çdo gjë ashtu si ka qenë, në çdo detaj e paisje deri te vidat më të imta e ornamentet e varura. Edhe boja e ngjyrat rigorozisht orgjinale, jashtë e brenda. Tani thuajse e gatshme të presë e të përcjellë vizitorë duke shtuar kështu një aset të jashtëzakonshëm turistik jo vetëm për Vlorën.

Pa diskutim dita që do deklarojë startimin zyrtar të aksesimit të Nëndetëses 105, vendosur diku në një nga kalatat detare të Gjirit të Vlorës, do të shënojë edhe krijimin e një prej atraksioneve më madhore në fushën turistike e historike në hapësirën gjithë shqiptare.

Dhe me siguri atë ditë do flitet gjatë e mbase nuk do mungojë nderimi e vlerësimi për Neim Shehun e Ferdinand Hodon, dy mjeshtrat orikumas që 105-sën e shkretuar e rijetësuan për ta patur përsëri në ujrat adriatiko-joniane, tanimë të qeta por jo pak të lakmuara.

Tani për t’u treguar brezave se edhe për luftën e kemi të lashtë e gjëmimtare historinë… 


(Gjokoli te porta e nëndetëses 105)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andet -CORNUTO: 05/08/2018 13:50

    Po ky Sejmeni dhe per nendetset na doli specialist... kunati SHPETIM GJIKES MAVRISE QE E DEGJENROI VLOREN ;PASKA HEQUR DORE NGA KENGET E VALLET DHE NGA RRJEPJA E FONDEVE TE BASHKISE PER ARTIN; TANI NA DOLI DHE RESTAURATOR NENDETESESH::OOO E SHKRETA VLORE QE STU NDAN MUTRIT ;KY ERDHI NGA MEMALIAJ PER TE NDERTUAR NENDETSEN ::NCNCNCNC

    Përgjigju
  • Toni Tirane: 03/08/2018 14:12

    Urime per kete pune

    Përgjigju
  • Fadil: 02/08/2018 02:38

    EPOKA E SOCIALIZMIT DREJTUAR NGA GJENIU SHQIPTAR ENVER HOXHA NË KRYE TË PPSH-së, ISHTE EPOKA MË E NDRITUR HISTORIKE PËR KOMBIN SHQIPTAR,-PËR NËNËN SHQIPËRI Shoku, Enver Hoxha, PPSH-së; shokët dhe shoqet e partisë të luftës dhe të punës revolucionare; nuk ishin meskinë, as meskine, nuk kishin shpirtëra të vegjël: të ngushtë, as të ngushta; që të zhvatnin pasuritë e popullit dhe të shtetit socialist shqiptar, vetëm për veten e tyre; për familjarët e tyre, farefisin dhe më gjerë, ashtu sic vepruan dhe po veprojnë sot e 28 vite zezona; fundrrinashët dhe fundrrinat e feudal-demon-kracisë së djeshme zogiste dhe të sotme salo-bashiste, nano-ramiste dhe kështu po veprojnë liderucët dhe liderucet e demon-kracisë kapitaliste, kudo në trojet etnike shqiptare, në Prishtinë, Shkup, në Kosovën Lindore dhe gjetiu... PPSH, me në krye Enverin,-kurdoherë, ishin si një kokë dhe si një trup i shëndoshë: kanë menduar dhe vepruar për popullin, shtetin, lirinë, pavarësinë, barazinë, sovranitetin përparimin dhe ribashkimin kombëtar. Në çdo pore të jetës, këto ishin lulet e së vërtetës: aksionet në punët e mëdha e të vogla; lufta e pandërprerë për eliminimin dhe zhdukjen e dukurive negative në shoqërinë socialiste, eliminimin dhe zhdukjen e plagëve të shoqërisë feudaliste: paditurinë, (injorancën), analfabetizmin, vëllavrasjet, obskurantizmin u ngritën dhe fituan betejat mbi përçarjet fetare; ishin kudoherë vigjilentë ndaj dukurive negative të kohërave nga rrënjët "modrene" borgjeze; hajninë (korrupsionin), turpet (prostitucionin); drogës dehëse-qefaloshe dhe vrastare: atëbotë, ngahera, i kishte humbur era. Pamëshirë, luftoheshin krimet e çfardo natyre të egër, e të "butë", të hapur, e të maskuar; që ishtin të lidhura me 1001 fije të pista prapësie dhe tradhëtie me qarqet e brendshme dhe të jashtme reaksionare; të vjetra e të reja, atyre, pushteti popullor i diktaturës së proletariatit, ua ka prerë rrënjët me kohë; që, pastaj njeriu shqiptar të jetojë dhe të veprojë me dinjitet dhe krenari, të çanë përpara stuhitë ndër mote; për të ecur përpara të sigurtë drejt fitoreve të reja shqiptare dhe socialiste. Lavdi Enver Shqipos! Lavdi PPSH-së! Lavdi dëshmorëve të atdheut! 1 Gusht, 2018

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 01/08/2018 19:02

    Ruajeni se mos vjen prape Zheleznovi me Putinin dhe jua marrin perseri.

    Përgjigju
  • miri: 01/08/2018 18:57

    Ju lumshin duart për përkushtimin që i keni bërë duke e vendus edhe një herë në gjëndje pune dhe po të ishte për mendimin tim unë nuk kam dëgjuar që Rusia që ka gjithato nendetse nuk i ka përdorur për turizëm por për të mbrojtur Atdheun.

    Përgjigju
  • E Majta: 01/08/2018 18:54

    Ju lumt. Bravo

    Përgjigju
  • redi: 01/08/2018 17:50

    Bravo ketyre teknikeve duar arte . Njerez te tille qe vetem ndertojne dhe mirembajne ka shume .. Kjo nendetse do jete objekt vizitoresh i padiskutueshem .

    Përgjigju
  • Bumerangu: 01/08/2018 16:28

    ..po ne fund u kujtuat..,shyqyr..,Ju Lumte Z.Rama..,sepse "te gjitha keto sjellin Para" e te Ardhura..,prandaj duhen rekuperuar si Pika Terheqese Turistike..,edhe Muzeu i Piramides.,sikur te behej sic ishte muzeu i Udheheqesit Social-Komunist Enver Hoxha..,do ja kalonte edhe Louver-it ne Paris

    Përgjigju
  • Erik: 01/08/2018 16:14

    Mundesite per te bere para' edhe aty ku mendon se gjithcka ka vdekur jane, por kush do i kapi, ata qe flene deri ne 12 te drekes?

    Përgjigju
  • Kozeta Fecanji: 01/08/2018 16:13

    Ju lumte sa Sali mavria nuk la gje pa shkaterruar

    Përgjigju
  • Naimi: 01/08/2018 15:10

    Nje BRAVO te forte nje mesim i mire per ata qe duan ti heqin identitetin ketij vendi

    Përgjigju
  • Alban: 01/08/2018 15:01

    Ju lumshin duart keni rikthyer nje pjese te histories Shqipetaret qe ishte shkaterruar nga barbaret.

    Përgjigju
  • Erald Delenxhiu: 01/08/2018 14:36

    Ju lumshin duart.

    Përgjigju
    • Kozetafecani: 01/08/2018 16:11

      Bravo ju lumte se Sali mavria shkaterroi xhdo gje

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë