Sfilata e “Victoria’s Secret”, Rihanna
e Selena Gomez, yjet “sekrete”

Sfilata e “Victoria’s Secret”, Rihanna<br />e Selena Gomez, yjet “sekrete”
Pas një pritjeje të gjatë "Victoria’s Secret" ka komunikuar emrat e yjeve që do të jenë miqtë e ftuar në sfilatën që do të mbahet në New York, në 18 dhjetor. Rihanna, Selena Gomes dhe The Weekend, janë miqtë e ftuar nga Abel Tesfaye. Ata që prisnin One Direction do të zhgënjehen.


Lajmi është bërë publik pasditen e 13 tetorit drejtëpërsëdrejti në faqen zyrtare të websitit të "Victoria’s Secret" dhe pastaj në faqet zyrtare në rrjetet sociale. Mes këtyre emrave, flitej edhe pjesëmarrja e grupit muzikorë One Direction. Tashmë është momenti për të përdorur termin “sfilatë” për atë që konsiderohet një shoë me të gjitha efektet, një spektakël që vetëm marka më e famshme e të brendshme në botë mund të ngrejë në këmbë.

“ Të brendshmet në pasarelë në "Victoria’s Secret Fashion Show", kalojnë në plan të dytë në krahasim me të tjerat”, thotë Ed Razek, shefi i marketingut të "Victoria’s Secret". Bukuroshet në pasarelë, telekamerat të fokusura në veshjet intime të engjëjve, skenografia dhe dritat spektakolare. Një shoë me të gjitha efektet dhe emrat e mëdha të muzikës botërore.



Ndër vite në pasarelën e "Victoria’s Secret Fashion Show" kanë dalë yjet si Taylor Swift, Ariana Grande dhe Ed Sheraan. Këtë vit, është radha e Rihannës dhe Selena Gomes, e cila pasi ka deklaruar se ka luftuar kundër një sëmundje kancerogjene është gati të prezantojë diskun e saj të ri “ Ringjallja”. Në fund The Weekend, emri i zgjedhur  nga Abel Tesfaye është i vetmi mashkull mes femrave. Padyshim më i privilegjuari  atë natë.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

18/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike