Sfumohen pretendimet e opozitës, BE në negociata me vendet e Afrikës për emigrantët

Sfumohen pretendimet e opozitës, BE në negociata me vendet e Afrikës për emigrantët

Foto ilustruese

Bashkimi Europian do të fillojë negociatat me vendet e Afrikës për të parë nëse ato janë në gjendje të presin të ashtuquajturat “platforma rajonale zbarkimi” në territorin e tyre, deklaroi sot për median gjermane një komisioner i BE-së.

Zyrtari gjerman, Guenther Oettinger, që është komisioneri europian për Buxhetin, deklaroi për të përditshmen “Frankfurter Allgemeine Zeitung” se “një marrëveshje e BE-së për të ngritur këto qendra kërkon një marrëveshje partneriteti me vendet në Afrikën e Veriut, që kanë dalje në Mesdhe apo në rajonin e Sahelit”.

“Kjo është ajo që duhet të negociojmë tani”, shtoi ai duke sugjeruar se për këto qendra mund të përdoren gjashtë miliardë euro nga buxheti i BE-së. Gazeta raporton se Libia, Malia, Nigeri dhe Nigaria shihen si kandidatët më të mirë nga komisioni, ndonëse Ottinger nuk përmendi asnjë emër.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, vendi i të cilit sapo ka marrë presidencën e radhës së BE-së, deklaroi dje se “është e rëndësishme që çdo vend i BE-së të përdorë lidhjet e tij me vendet afrikane për të gjetur një zgjidhje për çështjen e azilantëve në Europë”.

Ai specifikisht përmendi lidhjen mes Italisë dhe Libisë, si dhe Spanjës me Marokun. Deri tani asnjë qeveri e Afrikës së Veriut nuk ka shprehur dëshirën për të pritur këto struktura, madje shumë vende, përfshirë Egjiptin, Libinë dhe Marokun e kanë kundërshtuar këtë ide.

Por ky negociim ka shfryrë dhe pretendimet e opozites shqiptare sipas te ciles Rama ka kerkuar qe te ndertohen ne Shqiperi kampe refugjatesh./lexo.al/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT