GREQI- Një natë makthi mes flakëve kanë jetuar refugjatet në kampin e Thivës në Greqi, pasi shpërtheu një zjarr në një prej ndërtesave.
Zjarri i cili ka shpërthyer në rrethanat të panjohura rreth orës 9 mbrëmjen e djeshme, rezultoi fatal pasi një djalë 6-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën.
Sipas mediave greke, vogëlushi ishte me origjinë iraniane dhe anëtar i një familjeje me 7 persona.
Fëmijën e kanë nxjerrë pa ndjenja refugjatet para se të paktën 6 zjarrfikës dhe policia të mbërrinte në vendngjarje.
Ngjarja tragjike po hetohet nga policia.